Sistemi diellor në të ardhmen mund të dalë jashtë Rrugës së Qumështit. Sipas parashikimeve më të fundit dhe përllogaritjeve kompjuterike, pas 2 miliardë vitesh, galaktika jonë mund të përplaset me atë të Magelanit, duke rizgjuar një vrimë të zezë gjigande në qendër të saj, me efekte shkatërruese.
Kërkimi i realizuar nga universiteti britanik Durham dhe ai finlandez i Helsinkit është publikuar në revistën shkencore Royal Astronomical Society. Studimet janë bazuar në stimulimin e realizuar nga superkomputeri Eagle, që është në gjendje të parashikojë efektet dhe pasojat, e përplasjet e mundshme mes galaktikave.
Sipas shkencëtarëve, ajo e Magelanit po humb energji dhe është e destinuar të përplaset me Rrugën e Qumështit, e cila deri më sot ka pasur shumë pak të tilla në historinë e saj dhe me galaktika të dimensioneve shumë të vogla.
Por nëse kjo do të ndodhë në të ardhmen e largët, vrima e zezë që është aktualisht në gjendje të fjetur, mund të thithë çdo gjë që e rrethon, me rrjedhoja edhe për sistemin tonë diellor, i cili nga periferia e Rrugës së Qumështit do të shtyhej plotësisht jashtë saj.
Klan Plus