Ish lojtari i Italisë, Andrea Pirlo ka publikuar një video në Instagram duke dëgjuar yllin e famshëm shqiptar, Rita Ora me këngën e saj ‘Anywhere’.
Pirlo është i pensionuar nga futbolli, ku në të kaluarën ai ka qenë pjesë e skuadrave si Inter, Juventus, Milan dhe së fundmi në MLS te New York City, përcjell Periskopi.
Ai gjithashtu është fitues i Kupës së Botës 2006, derisa njihet për golat e tij nga gjuajtja e lirë dhe ‘panenkan’ e famshme në Evropianin e vitit 2012 ndaj Anglisë.
Pirlo i apasionuar ndaj këngëtares shqiptare, dëgjon këngët e saj pic.twitter.com/kDFwISzA4c
— Tetova News (@tetovanews) January 6, 2019