Plaku u përplas dje në rrugën regjionale Tetovë – Pirok, informojnë nga MPB.
Sipas policisë, fatkeqësia e trafikut ndodhi rreth orës 17 e 15 minuta në pjesën e rrugës që kalon nëpër Reçicë të Madhe. Personi me inicialet P.E. (45 vjeç) nga Reçica e Vogël, duke drejtuar automjetin “Sat Leon” ka përplasur këmbësorin A.A. (73 vjeç) nga Reçica e Madhe, transmeton Tetova News.
Pas fatkeqësisë, A.A. u dërgua urgjentisht në Spitalin Klinik në Tetovë, ku për shkak të seriozitetit të plagëve të pësuara u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Grupi hetimor ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti./TetovaNews
- Sulmi i SHBA ndaj Iranit mund të jetë më i madh nga sa mendohet: Ja dy skenarët e mundshëm
- Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Ka një javë që Naim Murseli ndodhet në Psikiatri
- Donald Trump u tërhoq nga sulmi direkt, Irani: Materialin bërthamor e kemi futur në vend të sigurt
- Armët e lira bërthamore në Iran, një skenar “symbyllas” për forcat speciale amerikane
- Zhdukja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, nëna tregon bisedën e fundit: Doli shëtitje me shoqet, por…! Pas SMS-ve fshihet dikush tjetër
LEXO:
@tetovanews
@tn.lajmelokale