Pas takimeve të mbajtura në Kantonet VS e SG, sonte vazhduam takimin e Kryesisë me antarët e Kantoneve OW,LU,SO,ZH,ZG,BE,AG, keshtu që përfunduam ciklin e takimeve informative reth aktiviteteve të Shoqatës për vitin 2018 dhe informimin reth projekteve që Shoqata do zhvillojë gjatë vitit 2019, thuhet në njoftimin e Shoqatës Përshefca në Zvicër, transmeton Tetova News
Ishe kënaqësi të ishim në mesin e moshave të ndryshme e posaçerisht të të rinjve që ishin të interesuar për zhvillimin e shoqatës në të ardhmen. I falënderuam për kontributin që japin dhe posaçërisht për përkrajen e deritanishme, por edhe në të ardhmen për Shoqatën Përshefca në Zvicër.
Edhe njëherë falënderojmë për pjesëmarrje të gjithë anëtarët nga të gjitha Kantonet e Zvicrës që u prezentuan gjatë takimeve tona dhe njëkohësisht ju ftojmë që të vazhdoni të na përkrahni, sepse ajo edhe na motivon në punen tonë si Kryesi që bëjmë dhe do bëjmë në të ardhmen për neve si mërgatë e përshefcasve në Zvicër por edhe Përshefcës si fshat nga edhe vijmë.
Foto nga takimi me anëtarësinë nga Kantonet
OW,LU,SO,ZH,ZG,BE,AG në Alpnach Dorf/ OW 19.01.2019
Me respekt
Kryesia