Në prani të një delegacioni të BFI-së, të kryesuar nga Reisul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, si dhe në prani të banorëve të komunës së Likovës, sot u vu gurthemeli i Xhamisë së dytë në fshatin Opajë të komunës së Likovës, njofton “TVM2”.
Nga Këshilli incizues për ndërtimin e kësaj xhamie u shprehën se ishte e nevojshme edhe një faltore për të kryer ritualet fetare.
“Sot, po i shtohet edhe një shtëpi e zotit këtij fshati, si dhe po realizohet një ëndërr e kamotshme e xhematit tonë”,- u shpreh mes tjerash Vedat Rexhepi.
“E kërkonte nevoja që sot në fshatin Opajë të merret kjo iniciativë dhe të bëhet vënia e gurthemelit të xhamisë së dytë në këtë fshat”,- tha mes tjerash Abedin Imeri.
“Xhamitë i riparojnë, i rindërtojnë, i themelojnë vetëm ata që e kanë besimin e patundshëm në All-llahun fuqiplotë. Dhashtë Zoti që me madhërinë e tij të na ndihmojë, njerëzit e vullnetit të mirë t’i shtojë. Përderisa do të kemi njerëz nga populli ynë bujarë, njerëz të mirë në shpirt, do të kemi xhami, fe, islam, kulturë e identitet”,- u shpreh kryetar i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Vlen të përmendet se vendin në të cilin po ndërtohet kjo xhami është dhuratë për Muftininë e BFI-së në qytetin e Kumanovës nga vëllezërit Latif Latifi dhe Zejnulla Latifi. Nga BFI u apelua që të ndihmohet për përfundimin e ndërtimit të kësaj xhamie.
https://youtu.be/F-3pAKKcWfY