Temperaturat polare me minus kanë përfshirë gjithë vendin mëngjesin e sotëm, ndërsa rekordi është regjistruar në Manastir ku termometri ka shënjuar minus 18 gradë nën zero. Ndërsa në Tetovë diferenca është shumë e ngushtë me vetëm 2 gradë Celsius duke shënjuar kështu -16, në Prilep -15, ndërsa -12 në Shkup.
Më shumë borë ka në Mavrovë, me shtresë dëbore prej 70 centimetra, 36 cm në Krushevë dhe 30 cm në Kodrën e Diellit.
Gjatë ditës temperaturat do të sillen nga 0 gradë deri në 2 gradë maksimale, me mundësi reshjeje të reja të borës.