Policia e Tetovës ka vënë në pranga një 22-vjeçar nga fshati Kamjan, i cili shantazhonte një vajzë duke i kërkuar para për të mos i publikuar disa foto dhe video komprometuese në rrjetet sociale, transmeton Tetova News.
Kallëzimi në polici nga vajza 20-vjeçare nga një fshat i Tetovës është bërë më datë 17 janar 2019, në orën 14 e 45 minuta.
I riu akuzohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes 20-vjeçaren duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove dhe videove kompromentuese në rrjetet sociale.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews