Një 44-vjeçar ka denoncuar në policinë e Tetovës zhdukjen pa adresë të bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B.J., banues në fshatin Rogaçevë, kallëzoi se gruaja e tij, 37-vjeçarja me inicialet A.J., u largua nga shtëpia në drejtim të panjohur, transmeton Tetova News.
Kallëzimi është bërë më datë 18 janar 2019, në orën 16 e 45, në stacionin policor në Tetovë.
Po merren masa për gjetjen e të zhdukurës. /TetovaNews