Opinion nga Fehmi Ramadani (Preshevë)
Mitrovicës i jepet status special, Trepça merr status special, Ujmani po ashtu merr status special, Kishave dhe manastrireve ortodokse i jepet shtetësi serbe (jashtë-territorialitet të Kosovës), ndërsa vetëm Bujanoci fiton status special.
Një plan projekt diskutimi ndërmjet Hashim Thaçit, i pozicionuar fuqishëm në anën e Serbisë dhe të presidentit të Serbisë Vuçiq, që edhe formalisht përfaqëson Serbinë në këtë plan projekt, është bërë publik nga ithtarë të projektit, që atyre ju pëlqen ta quajnë këmbim territori, pavarësisht se Kosova humb së paku 10 -15 % të territorit, dhe një pjesë tjetër merr status special, që nënkupton, se as mbi atë pjesë nuk do të ketë kontroll në të ardhmen, duke e çuar humbjen e sovranitetit në mbi 20% të territorit.
E gjitha nuk ka se si të quhet ndryshe, veçse vazhdim i copëtimit të tokave shqiptare, të filluar me konferenca ndërkombëtare me 1878 në Kongresin e Berlinit, të vazhduar me Konferencën e Londrës të filluar me 1912, dhe me marrëveshje të tjera, që e kanë sakatosur-gjymtuar etninë shqiptare në Ballkan dhe territorin e saj.
Por, kjo përpjekje ka marrë grusht të fortë së fundi përveç nga Gjermania edhe nga Franca, e po ashtu nga Britania e Madhe, por edhe nga State Departamenti Amerikan.
DISA NGA OPCIONET E MUNDSHME TË MARRËVESHJES SË ARDHSHME KOSOVË-SERBI
Presheva deri në Klenike i bashkohet Kosovës
Kufiri vendoset afër Bilaçit
Bujanoci merr STATUS SPECIAL si Special Distrikt
Mitrovica merr status special si SPECIAL DISTRIKT ,Nga 6 deri 8 fshatra Medvegjës i bashkohen Kosovës ,Korridori 10 shpallet International “Protected Road”
Liqeni Ujmani privatizohet për 99 vite ( Kompani Angleze ) dhe është me Status Special
Trepça privatizohet për 99 vite ( Kompani amerikane , franceze , ruse dhe kineze ) dhe është me Status special .
Kishat serbe fitojnë pavarësi dhe eksterritorr (si Hilandari në malin Atos- Greqi )
Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi i bashkohen Serbisë. Reparacionet e Luftes FALEN ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova njihet nga Serbia me emrin Kosovo. Forcat e NATO-së marrin mandat 33 vjeçarë
Baza Cepotin afër Bujanocit bëhet pjesë e Kosovës Bondsteel në Sojevë behet Military Base ; Vlora bëhet Navy Base ; Kuçova bëhet Air Base …
Firmoset Traktati i Miqësisë Kosovë me Serbinë në Uashington DC. Kjo marrëveshje mund të ndodhe brenda 6 muajsh, më 12 qershor 2019 firmoset kjo marrëveshje.
Ps/ Asnjë opsion tjetër nuk vjen në shprehje, përveç këtij, ose plotësim: kufiri në Bilaç nëse Mitrovica dhe Bujanoci mbeten me Status special, përndryshe kufiri vendoset në Ristovc, ku Mitrovica shkon me Serbi dhe Bujanoci me Kosovë.