Një djalë 19-vjeçar nga Tetova është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Kallëzimin në polici e ka bërë e ëma e tij, 49-vjeçarja me inicialet D.J. nga Tetova.
Ajo ka deklaruar se i biri i saj 19-vjeçar, me inicialet B.J. është larguar nga shtëpia më 31 dhjetor 2018, në ora 9.00 dhe nuk është bërë më i gjallë.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.