Armina Mevlani është nga blogeret më të njohura shqiptare dhe së fundmi ka shkuar për vizitë në një muze, ku është prekur shumë pasi ka parë një pikturë të Emil Nolde.
Kjo vepër arti e ka emocionuar shumë Arminën, e cila ka filluar të qajë në mes të muzeut plot me njerëz, ndërsa mikesha e saj ka filmuar këtë moment.
“Piktura që më bëri të qaj. Më prek thellësinë e shpirtit”, ka shkruar Armina përbri fotos së kësaj pikture.