Ballina Kronika Bastisje në Çellopek të Tetovës, ja çka gjeti policia

Bastisje në Çellopek të Tetovës, ja çka gjeti policia

Më datë 23 shkurt 2019, gjatë periudhës kohore nga ora 13 e 15 minuta deri në ora 14, me urdhër gjykate, policia e Tetovës ka kryer një bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të 33-vjeçarit me inicialet Z.H. nga fshati Çellopek i Tetovës, transmeton Tetova News.

Gjatë kontrollit u gjet një peshore dixhitale dhe rreth 500 gr marijuanë, si dhe mjete të tjera me mbetje të marijuanës.

Personi u privua nga liria një ditë më parë, për shkak se gjatë një kontrolli të makinës së tij iu gjet marijuanë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër personit Z.H do të ngritet padia adekuate.

LEXO edhe:Bastisje policore në Gostivar, katër tetovarë përfundojnë pas hekurave

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews