Një foto në disko gjatë adoleshencës i ka sjellë ndërmend Olta Gixharit teksa rrëfente për punën e saj si sipërmarrëse në “E Diell”, disa kujtime, por nga ato që mbahen mend gjatë.
E cilësuar si “femme fatale”, elegante, plot sharm dhe sensualitet për çudinë e të gjithëve, nuk paska qenë gjithmonë kështu? Por si është historia?
-“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran” ka thënë Olta. “Unë jam bërë femër nga pamja në vitin e parë, vitin e dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë”.
Sot s`ka mbetur më asgjë nga karakteri i Oltës së dikurshme.