Burime partiake njoftojnë për Gazetën Lajm se zv/ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, është një ndër emrat më serioz për kandidat presidencial të BDI-së.
Gjatë kohës sa është zëvendës ministër, por një periudhë ishte edhe ministër, Agim Nuhiu ka krijuar raporte të afërta me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup, duke bashkëpunuar në rrënimin e regjimit të VMRO-së, por edhe në pengimin e tentimeve për kthim të këtij regjimi. Për shkak të afërsisë me ndërkombëtarët,
Nuhiu gëzon përkrahje të fuqishme edhe në radhët e BDI-së. Lajm mer vesh se Nuhiu është i pranueshëm për të gjitha rrymat partiake, por edhe njeri i afërt me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti./Lajmpress