Gent Kame është një nga aktorët më të njohur në Shqipëri. Djali i regjisorit Gëzim Kame i ftuar në emisionin “Late Night Show” me Kastro Zizon, tha se kohët e fundit po merr vetëm role dashnori. Ndërsa zbuloi nëse tradhton në jetën e vërtetë.
Gent Kame: Po më japin gjithnjë e më tepër role babai, role dashnori.
Kastro Zizo: Rolet e dashnorit të kanë pëlqyer më shumë.
Gent Kame: Më kanë shijuar me thënë të drejtën.
Kastro Zizo: I bie që njeriu po kaloi të 40-at nuk është më dashnor.
Gent Kame: Njeriu është në shpirt dhe në zemër.
Kastro Zizo: Ti vazhdon të jesh dashnor?
Gent Kame: Gjithmonë, del me shpirtin.
Kastro Zizo: Gënjen më gënjen se është i martuar ka dy goca të mrekullueshme. Edhe të dojë të tradhtojë nuk tradhton dot.
Gent Kame: Dhe jam shumë dashuruar.
Kastro Zizo: Po nuk të shkon asnjëherë në mendje që të tradhtosh?
Gent Kame: Unë nuk tradhtoj.