Nga Fernada Cenko
Ka lindur në Kumanovë më 17 prill 1963 dhe që 7 vjeç ka emigruar me familjen në Belgjikë. Fillimet e jetës në një vend të huaj nuk kanë qenë të lehta për familjen Neziri. Nga fëmijëria e tij mban mend fshatin, aromën e tokave dhe vatrën e ngrohtë ku mblidheshin të gjithë bashkë.
Gjuhën shqipe e ka kultivuar nga babai, ai nuk ka pranuar kurrë që ata të flisnin frëngjisht në sallën e ngrënies, ishin të autorizuar vetëm në dhomën e studimit. Dënoheshin nëse do të guxonin të flisnin frëngjisht në ambientet e tjera të shtëpisë. Studioi për mekanik e më pas mori aparatin fotografik në dorë derisa sa preku ëndrrën e tij, të bëhej aktor.
“Jam fëmija i pestë i dy prinërve të mrekullueshëm shqiptarë. Im at ka qenë garazhist e më pas fotograf, ndërsa nëna rrobaqepse.
Kam studiuar për mekanik e kam punuar në ofiçinën e bababit tim. Ndërrova disa profesione derisa realizova ëndrrën time, aktrimin. Kam punuar si kameraman me Valerie Vanhutvinck, regjizore dhe drejtor e grupit teatral ‘Les Rougisseur’. Kam qenë drejtor fotografie në parkun e njohur ‘Ëalibi’’ në Belgjikë.
Nuk është e lehtë të flasësh për aktorin shqiptar Naser Neziri, ka kaq shumë gjëra për të treguar, kaq shumë gjuhë, kultura dhe profesione që duket sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por që kanë bërë atë që ai është sot; Naserin njeri, aktor, një shqiptar krenar për çfarë është e bën. Ai ka ëndërr të luaj një film në gjuhën shqipe, me aktor dhe regjizorë shqiptarë.
Në një rrëfim të sinqertë për ‘Tema’ Neziri ka folur për episodet më kulminante të jetës së tij, studimet për mekanik, punën 11 vjeçare si agjent sigurimi e deri tek rolet si aktor.
Naser Neziri, jetoni në Bruksel, jeni me origjinë Shqiptare. Ne ndihemi mirë kur dëgjojmë që shqipatrët zënë vend me dhuntitë e tyre që e shfaqin në çdo cep të botës. Por si fillim na thoni si përfunduat në Bruksel?
Jam lindur në Kumanovë më 17 prill 1963 e më pas kam ardhur në Belgjikë në vitin 1972. Unë kam ardhur në Belgjik me vitin 1972 bashkë me familjen time. Kam qenë 9 vjeç në kohën që mbërrita në Bruksel Jam fëmija i pestë i dy prinërve të mrekullueshëm shqiptarë. Im at ka qenë garazhist e më pas fotograf, ndërsa nëna rrobaqepse. Kam studiuar për mekanik e kam punuar në garazhin e bababit tim. Kam ndërruar disa profesione derisa realizova ëndrrën time. Kam punuar si kameraman me Valerie Vanhutvinck, regjizore dhe drejtor e grupit teatral ‘Les Rougisseur’. Kam qenë drejtor fotografie në parkun e njohur ‘Ëalibi’. Po, jam shumë krenar që jam shqiptar, është diçka që e ndiej në zemër.
Keni një shqipe të pastër, si e keni ruajtur kaq mirë?
Unë kam qenë shumë me fat sepse shqipen e kam ruajtur nga prindërit. Gjuhën shqipe e ka kultivuar nga babai, ai nuk ka pranuar kurrë që ata të flisnin frëngjisht në sallën e ngrënies, ishin të autorizuar vetëm në dhomën e studimit. Dënoheshin nëse do të guxonin të flisnin frëngjisht në ambientet e tjera të shtëpisë.
Kush ishte arsyeja e largimit tuaj nga Kumanova?
E kemi lënë Maqedoninë sepse im atë kishtë dëshirë të ikte nga Jugosllavia për një fat më të mirë. Ai dëshironte që ne të studionim dhe të jetonim në një vend ku kishte drejtësi.
Si e ke njohur Shqipërinë? Kur ka qenë vizita e parë?
Shqipërinë e kam njohur nga babai im. Ai na fliste gjithmonë për të, kur u rrita fillova të lexoj dhe të kërkoj më shumë informacion për të. Im atë na thoshte gjithmonë: Shqipëria është xhepi ynë, duhet me e mbajt atë vend. Kohë më vonë, kur Shqipërinë e kishte kapluar komunizmi shkoja me pushime në Korfuz. Nga aty shikoja dritat e Sarandës, e çmallesha deri diku. Vizita e parë ka qenë në Pogradec, është e çuditshme ndjesia dhe emocioni që ndjeva aty.
Për çfarë keni studiuar?
Kur erdhëm në Belgjikë i dhamë shumë rendesi shkollës dhe mësimit të gjuhës. Kemi pasur shumë mikëpritje nga populli Belg. Unë kam kryer shkollën për mekanik. Nga babai mësova fotografinë dhe videon.
Si përfunduar në një rol filmi?
Në vitin 2001 mora pjesë në një konkurs për filma dokumentar me ( IN ) me të cillin mora vendin e parë. Pas kësaj vazhdova shkollën e teatrit tri vjet.
Bashkë me dy shokë realizuam një sërë filmash me metrazh të shkurtër dhe fituam në dy festivale të tjerë. Për fatin tim të mirë takova aty dy regjizorët Adil El Arbi dhe Billal Fallah me të cilët punova në dy filma të gjatë ( IMAGE dhe BLACK ). Më dhanë gjithashtu një rol të vogël në ( PTSER ), rolin e një Kolombiani me emrin Raul. Një nga rolet më të mira ka qenë ai i “Atilës” në serealin ( CHAMPION ) për RTBF televizioni nacional i Begjikës.
E arritët kollaj ëndrrën tuaj?
Mendoj që nuk ka gjë që nuk arrihet nëse me të vërtetë e do. Në çdo punë që kam bërë kam vendosur vullnetin dhe pasionin tim. Çdo sakrificë e kam parë si një shkallë për tu ngjitur gjithmonë e më lartë, derisa kapa’ hënën’. E kam nisur punën në garazhin e babait tim si mekanik, në të njëjtën kohë ndihmoja edhe nënën në atelienë e saj si rrobaqepës. Kam punuar si agjent sigurimi për 11 vite e si fotograf gjithashtu. Në fund ja arrita qëllimit, hyra në botën e aktrimit.
Kush janë angazhimet që ju presin?
Tani kam një rol në filmin e ri të Adilit dhe Bilalit që tani janë duke bërë Bad Boy 3 në Amerikë.
Kush është rekordi i dublave?
Jam mirë, s’para gaboj. Jam “ok” me të parën, maksimumi me të tretën (qesh).
Cilat kanë qenë rolet që keni pasur?
kam qenë në rolin e policit, gangësterit kolumbian, mafiozit shqiptar dhe mafiozit rus.
Do donit të luanit në një film shqip?
Dëshira ime është të luaj në një film shqipar me regjisor e aktorë Shqiptar.
Përveç aktrimit unë jap mesime për 7art në A.S.B.L CAMÉRA QUARTIER.
Artistët janë pararojë për zhvillimet politike, sociale dhe ekonomike, si e shihni situatën nga larg?
Artisti mundohet të qëndrojë larg politikës edhe pse dashur padashur e prek atë. Për politikën në Shqipëri informohem vetëm nga rrieti. Mendoj se ka ardhur momenti që shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë të mirëpërfaqësohen politikisht.
Meqë jeni mekanik. Nëse prishet makina në rrugë, do ndaloni ta rregulloni vetë apo do thërrisni karotrecin? Meqë jeni persona publik.
Arrij të riparoj vetë, jo vetëm makinën me katër rrota, por edhe kamerat apo aparatet fotografikë. Shkolla për mekanik nuk më ka shkuar dëm. (qesh)