Nga seanca e djeshme gjyqësore edhe zyrtarisht hyn në fuqi marrëveshja mes Avokatit të Shtetit dhe Qeverisë për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti.
Në Gjykatë Civile sot u vulos marrëveshja për dëmshpërblimin e tyre duke mbyllur kështu procesin gjyqësor të sopotasve me shtetin.
Qeveria në një afat prej 15 ditëve detyrohet që shumën e dëmshpërblimit prej plotë 1,2 milionë euro t’i transferojë në xhirollogaritë e ish të dënuarve për këtë rast.