Qyteti i Tetovës ka një rrjet të vjetër të ujësjellësit kryesor gati se 50 vjet dhe defektet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tetovës janë të zakonshme në të gjitha periudhat e vitit. Më vështirë është në muajt e parë të pranverës dhe në vjeshtë kur rritet sasia e prurjeve të ujit në sistemin e ujësjellësit dhe i njëjti nuk mund të mbajë sasi të madhe të ujit dhe kjo bën që të ketë defekte të njëpasnjëshme në të gjitha pjesët e qytetit të Tetovës pa dallim
Urim HASIPI
Tetovë, 16 shkurt – As Ndërmarrja Publike Komunale e as Komuna e Tetovës nuk kanë kapacitete të ndërtojnë tërë sistemin e ri të ujësjellësit brenda në qytet. Prandaj ata kërkojnë modalitete për të arritur tek një zgjidhje që brenda në qytet të mos ketë çdo ditë defekte dhe ndërprerje të shpeshta të ujit nëpër lagje të caktuara, shkruan gazeta KOHA.
Nga NPK thonë se nuk kanë mundësi që ata vet të realizojnë projektin për rrjetin e ujësjellësit në tërë qytetin e Tetovës.
“Ne si Ndërmarrje nuk kemi mjete që të realizojnë një projekt aq të madh, sepse nevojiten rreth 3 milionë euro, apo më shumë që të ndërtohet një rrjet i tillë. Po ashtu, mundësi nuk ka as komuna që të fillojë një ndërtim aq kapital. Prandaj si variant kemi edhe fondet ndërkombëtare, por në ndërkohë, në lagjen Murat Baftjari në Tetovë, ne kemi vendos sistem të ri të shpërndarjes së ujit. Në këtë drejtim mendoj se do të shkohet edhe në lagjet tjera, atje ku do të vendoset asfalt i ri, do të vendoset sistem i ri i ujësjellësit”, deklaroi drejtori i NPK-së në Tetovë, Xhelal Ceka. Qyteti i Tetovës ka një rrjet të vjetër të ujësjellësit kryesor gati se 50 vjet dhe defektet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tetovës janë të zakonshme në të gjitha periudhat e vitit. Më vështirë është në muajt e parë të pranverës dhe në vjeshtë kur rritet sasia e prurjeve të ujit në sistemin e ujësjellësit dhe i njëjti nuk mund të mbajë sasi të madhe të ujit dhe kjo bën që të ketë defekte të njëpasnjëshme në të gjitha pjesët e qytetit të Tetovës pa dallim.
“Rregullisht ka defekte, kurse më keq është kur ka rritje të sasisë së ujit në ujësjellës. Atëherë ndodhin defekte gjithandej në qytet. Kjo sepse kemi një rrjet të instaluar në qytet të vjetër mbi 50 vjeçar. Gjatë kohës së rritjes së ujit, ky sistem nuk duron prurje më të mëdha dhe shkaktohen defektet. Në këtë periudhë regjistrohen edhe 30 defekte brenda një dite dhe ne si ndërmarrje nuk kemi kapacitet të sanojmë apo riparojmë të njëjtat”, deklaroi Ceka.
Sipas tij, kjo do të ulte kostot e shpenzimeve të ndërmarrjes sepse 1 mijë defekte brenda vitit janë shumë. “Ne këtë drejtim, ne do të arrijmë të ulim sasinë e humbjes së ujit brenda në qytet. Po ashtu do të ulim numrin e defekteve dhe në fund normalisht edhe shpenzimet që i kemi për të sanuar këta defekte”, thotë drejtori Ceka. Pjesa dërmuese e këtyre defekteve kanë të bëjnë me dëmtimet në ventilet dhe ujëmatësit. Por në më shumë raste, problemi shkaktohet edhe nga ngrirja e gypave dhe sasia e madhe e ujit kur fillon shkrirja e borës.
Kësisoj, në shumë lagje të Tetovës apo në rrugë kryesore vazhdojnë defektet në rrjetin e ujësjellësit të Tetovës, tashmë këto defekte janë shpeshtuar dukshëm si pasojë e temperaturave të ulëta. Për pasojë ka ndërprerje të shpeshta të furnizimit me ujë në shumë lagje të Tetovës. Këtë e konfirmojnë edhe në njësinë e ujësjellësit dhe kanalizimit në Tetovë. Nga NPK-ja thonë se defektet ndodhin edhe kur temperaturat nuk janë të ulëta, ata njoftojnë se zakonisht probleme ndodhin në kyçjet individuale. “Defektet në rrjetin e ujësjellësit ndodhin edhe në rrjetet që nuk janë të vjetruara në disa lagje. Kemi patur defekte edhe në disa rrugë ku rrjeti është i vjetër vetëm 5 vjeçar. Më shumë këto probleme i hasim në rrugën Industriale, Cvetan Dimov, Lubotenit e kështu me radhë”, thonë nga NPK-ja.
Sipas informacioneve zyrtare, ujësjellësi i parë për Tetovën është ndërtuar në vitin 1930 nga vendi i kaptazhit në afërsi të fshatit Shipkovicë me kapacitet prej 30 litra në sekondë. Ujësjellësi i dytë për qytetin e Tetovës është ndërtuar në vitin 1956 në vendin e kaptazhit Kodra e Diellit në largësi prej 8 kilometra nga qyteti me kapacitet prej 36 litra në sekondë. Kaptazhi i tretë është ndërtuar në vitin 1966 në lokalitetin Kodra e Diellit me kapacitet prej 83 litra në sekondë. (koha.mk)
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Ramiz Merkos i sekuestrohet pasaporta, dyshime se do të arratiset nga Maqedonia
- Bandat kriminale pushtojnë minierat e arit në vendin afrikan, shteti u shpall luftë
- Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?
- Eleminoni domatet nga dieta juaj nëse keni këto probleme shëndetësore
- I zuri orteku poshtë, dy skiatorë humbasin jetën