Emma Roberts ka bërë disa ndryshime në jetën sentimentale.
Aktorja është ndarë nga i fejuari Evan Peters dhe ka nisur një histori të re dashurie me kolegun e saj, Garrett Hedlund, shkruan “UsWeekly”.
“Garret dhe Emma kanë qenë miq, por tani janë një cift prej disa javës”, tha burimi. Ndër të tjera, shtoi se i ka parë aktorët duke ecur me duar të kapura në një lagje të Los Anxhelosit.
Ndarja e Emmës me Evan nuk është dicka e habitshme. Gjithcka u mbyll me mirëkuptim dhe mbeten ende miq.
34-vjecari Garrett njihet për historinë e tij me Kirsten Dunst dhe për rolet në filmat si “Country Strong” dhe “Tron: Legacy”.
Ndërsa tani po punon për filmin “Triple Frontier”, ku do të marrin pjesë dhe Ben Affleck me Charlie Hunnam.