Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë. Mediat vendase raportojnë se aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e të hënës, por pas disa ditësh i shtruar në spital, 40-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur një kompani ëmbëlsirash në Treviglio të Italisë. Shtetasi shqiptar Arjan Çekani, u plagos rëndë në krah teksa punonte tek makineria e brumatriçes.
Pas aksidentit 40-vjeçari shqiptar iu nënshtrua një operacioni delikat në krahun e djathtë. Situata u bë më dramatike, pasi burri kishte pasur edhe arrest kardiak gjatë fazës së shpëtimit.
Çekani jetonte dhe punonte në Itali prej 20 vitesh e ka lënë pas gruan dhe me dy fëmijë.