Qyteti i Shkodrës është tronditur sërish ku një 35-vjeçar është ekzekutuar më armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasi Ferdinand Polia i njohur si biznesmen në këtë qytet.
“Sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet”, sqaron policia.
Ai fillimishit u transportua i plagosur në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (20 mars) në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.
Polia është pronari i një bujtine në zonën e Thethit dhe gjithashtu ka qenë administrator i zonave të mbrojtura.
Ndërkohë nuk ka ende asnjë informacion për autorin.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.(TemA)
https://youtu.be/Jy2AjrVDhUA