Nga Ruzhdi MATOSHI
Maqedonia Veriore mori sinjale të fuqishme nga prapavija diplomatike perëndimore se pa plotësimin e kushteve nuk mund t’i hapin kapitujt në qershor të këtij viti dhe nuk mund të merrni datë për anëtarësim në BE. Trajko Vjelanovski, ish kryetari i parlamentit, nga asistenca e kryeparlamentarit Talat Xhaferit, deputetit Agim Shaqiri dhe deputetes Mirsade Emini-Hasani, shpëtoi nga drejtësia dhe ky ishte një grusht kundër drejtësisë dhe zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit 2017. Diplomatët perëndimor e cilësuan skandal dhe thanë se ngjarja e mos marrjes së mandatit ish-kryeparlamentarit është baras me ngjarjet e 27 prillit.
Kush kupton nga ky konstatim, besoj se fjalët janë të tepërta se çka dhe si duhet të veproj Maqedonia e Veriut në kohën deri në qershor. Në Maqedoninë e Veriut duhet të bashkëpunojnë ngushtë tri pushtetet: Drejtësia, Legjislativi dhe Ekzekutivi, për t’i vënë para drejtësisë keqpërdoruesit e udhëheqjes së pushtetit, pavarësisht kohës së ushtruar. Në opinion njihen disa procese të cilat janë edhe si ngjarje të freskëta, prandaj çdo amnisti në këtë drejtim, do të thotë shtyerje për anëtarësim në BE. Epilogu gjygjësor patjetër duhet të merret dhe t’i zgjidhë rastet:
– Shkupi 2014, nga i cili janë harxhuar në mënyrën më kriminale parat e qytetarëve;
– Rasti i montuar i Smillkovcës;
– Rasti i Kumanovës;
– Përgjimet të ashtuquajtura Bombat e Zaevit;
– Vrasja e gazetarit Mlladenov;
– Ngjarjet e 27 Prillit;
– Dhe shumë procese të montuara të ngjashëm si ai i Sopotit.
Në demokracitë perëndimore nuk ndodh asnjëherë të ketë raste kur pushteti legjislativ apo Parlamenti nuk i bindet kërkesave të drejtësisë, e kjo po ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut. Seriozisht, kjo sjellje politike e papërgjegjshme ndikon në shtyrjen e marrjes së datës në qershor. Me këtë qasje, qytetarët nuk kanë arsye të jenë entuziast për ndonjë anëntarësim të shpejt të Maqedonisë së Veriut në BE. Rrugëtimi dhe progresi për në BE varet më shumë nga plotësimi i kushteve nga vetë vendi që aspiron të bëhet anëtar se nga vetë BE.
*Autori është profesor në Universitetin për biznes dhe teknologji ”UBT” Prishtinë