Dogana e Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar Tabanoc ka gjetur 4.500 franga zvicrane tek një person i cili po kalonte kufirin si këmbësorë për ta lëshuar vendin.
Gjatë pyetjeve të zyrtarëve doganor, personi ka deklaruar se posedon vetëm 2.000 euro, mirëpo gjatë kontrollit përveç parave të lajmëruara tek ai janë gjetur edhe 4.500 franga zvicrane për të cilat nuk ka dokument për prejardhjen e tyre. Sipas rregullores, personit i janë kthyer 2.000 euro, shumë kjo që është e lejuar ligjërisht, ndërsa për shkeljen e limitit të devizave do të paraqitet kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.