Karabinierët e Brescias në Itali zhvilluan ditën e sotme një operacion të gjerë antidroge.
Si pasojë përfunduan në prangat e policisë 27 persona.
Për tetë prej tyre u dha masa e sigurisë “arest shtëpiak”, ndërsa katër të tjerë u lanë në detyrim paraqitjeje.
Në lidhje me këtë hetim, prokuroria kishte urdhëruar arrestimin e 39 personave, në mesin e të cilëve 29 ishin shqiptarë.
Ky grup transportonte sasi të mëdha droge nga Holanda drejt Italisë.
Sipas mediave italiane, disa prej shqiptarëve ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë.