Një mësues në Angli që konsumoi të paktën gjashtë pije energjie në ditë, ka ndarë një imazh tronditës të gjuhës së tij të qëruar dhe të djegur, shkruan Insajderi.
Dan Royals ka postuar fotografinë e gojës së tij të dëmtuar për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e pijeve energjetike që përmbajnë deri në 58 gram sheqer për kanaçe.
Ai tha se pinte të paktën pesë ose gjashtë në ditë derisa mjeku i tha atij se sheqeri i tepërt dhe kimikatet, duke përfshirë aminoacidet, vitaminat B dhe substancat bimore , po e dëmtonin mishin e tij.
‘Kush pi pije energjie? I varur nga ata? Ndoshta duhet të mendoheni edhe një herë rreth tyre” – kishte shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Royals nuk ka specifikuar se si pijet shkaktuan dëmtime në gjuhën e tij.
Por dentistët kanë lëshuar paralajmërime se përmbajtja e lartë e sheqerit dhe acidit në pije energjetike mund të jetë e dëmshme për shëndetin oral nëse konsumohet në tepërt.
Një studim në SHBA tregoi se dëmtimet e dhëmbëve mund të rezultojnë nga pH e acidit dhe përmbajtjes së sheqerit të lartë të produkteve si pijet energjetike.
Një studim tjetër tregoi se konsumimi i pijeve energjetike mund të shkaktojë erozion dhe heqjen e shtresës së smaltit në dhëmbë, duke çuar në mbindjeshmërinë e dhëmbit./Insajderi.com