Ballina Kronika Pret dorën për të marrë qindra milionë dëmshpërblim

Pret dorën për të marrë qindra milionë dëmshpërblim

Një grua është arrestuar në Slloveni për mashtrim, pasi preu dorën me një sharrë rrethore në përpjekje për të fituar dëmshpërblime të majme nga kompanitë e sigurimeve.

Lajmi bëhet i ditur nga policia sllovene. Media lokale raporton se gruas iu ngjit dora pas një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale në Qendrën Mjekësore në Universitetin e Lubjanës.

Gruaja, identiteti i saktë i së cilës nuk bëhet i ditur, shpresonte të merrte një dëmshpërblim prej 380 mijë dollarësh, pasi kishte nënshkruar kontrata me 5 kompani sigurimesh pak para incidentit.

Zëdhënësi i policisë, Valter Zrinski tha se 21-vjeçarja sëbashku me bashkëpunëtorin e saj 29-vjeçar, anëtar i të njëjtës familje, kanë përfunduar në pranga dhe rrezikojnë dënimin me deri në 8 vite burg nëse shpallen fajtorë. /tvklan.al