Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së, Shkëlqesinë e tij Ambasador Klemens Koja.
Në këtë takim Kryetari Sela e ka informuar ambasadorin e OSBE-së z. Koja për aktualitetet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari Ziadin Sela, ka paraqitur shqetësimet e tija dhe të ASH-së, për mos-funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë duke apostrofuar disa ngjarje që nuk janë në favor të pritshmërisë të qytetarëve të Maqedonisë Veriut, për të instaluar një shtet ligjor në të gjitha segmentet e jetës politike në RMV.
Kryetari Ziadin Sela e ka informuar Shefin e Misionit të OSBE-së z. Klemens Koja edhe për mospërfshirjen e opozitës shqiptare në nivel liderësh në përgatitjen e propozim ligjit për Prokurorinë Publike Speciale, me ç’rast nuk është respektuar konsensusi ndërpartiak pozitë-opozitë, në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Kryetari Ziadin Sela ka shprehur edhe shqetësimet e tij se në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë proceset e montuara politike -gjyqësore duke nënvizuar dënimin me burg të Abdyfeta Alimit me 7 vite burg, duke e vlerësuar atë si një dënim politik.