Ballina Aktualitet Kultura Sesion shkencor për kontributin e Remzi Nesimit (Video)

Sesion shkencor për kontributin e Remzi Nesimit (Video)

Remzi Nesimi ishte profesor universitar, studiues i gjuhës shqipe dhe autor tekstesh shkollore. Megjithatë, veprimtaria dhe kontributi i tij në zhvillimin e gjuhës shqipe në vend, përbën një shtrirje më të gjërë se kaq. Në shënimin e një vjetorit nga ndarja e tij nga jeta, rreth 20 studiues kanë folur rreth veprimtarisë së profesorit, në kuadër të sesionit shkencor me titull “Kontributi i prof. Remzi Nesimit për gjuhën shqipe dhe gjuhësinë shqiptare”. Në këtë sesion u tha se, thesari i çmuar që Nesimi la trashëgim për kulturën shqiptare në përgjithësi, e bënë këtë figurë të pavdekshme. Studiuesja, Hidajete Azizi, e cila foli për këndveshtrimin e Remzi Nesimit për toponimininë e imponuar, tha se ai zhvilloi betejën më të madhe kundër përdorimit të toponimeve sipas gjuhës maqedone.

Hidajete Azizi, studiuese

“Ai së bashku me kolegët e tij shqiptar do të dal fitues në këtë betejë, duke dhënë argumente të forta shkencore për të mbrojtur përdorimin e toponimeve shqipe sipas gjuhës shqipe. Pra, sipas zhvillimit historik të gjuhës shqipe. Në atëbotë kur Shkupi quhej Skopje, Tetova – Tetovo, Dibra – Debar, ishte e papërballueshme dhe paimagjinueshme për intelektualët shqiptar që një gjë e tillë të realizohej edhe në tekstet shkollore”.

Vajza e profesor Nesimit, Valbona Nesimi, duke folur për angazhimin dhe përkushtimin e babai të saj në këtë fushë, tha se nga tërë veprimtaria e tij do të veçonte insistimin e tij për instalimin e shqipes standarde në vend dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për ruajtjen e saj.

Valbona Nesimi, vajza e prof. Remzi Nesimit

“Në kohën kur politikave të shtetit u përgjigjej që gjuha që flasim ne të trajtohej si gjuhë e ndryshme nga ajo që flitet në Shqipëri, ai e orientoi shqipen që flitet në këto anë në drejtimin e duhur, aty ku edhe e e ka vendin – në trungun e përbashkët gjuhësor. Dhe kështu, mbylli çdo mundësi për të kontestuar aspektet e identitetit kombëtar të shqipëtarëve të këtushëm”.

Në këtë seancë shkencore ishte pjesëmarrës edhe rektori i Universitetit “Fan Noli” nga Korça, i cili kishte sjellur një mirënjohje nga ky universitet për kontributin e Remzi Nesimit, e cila i’u dorëzua bashkëshortes së tij.

Ali Jashari, rektor

“Profesor Remzi Nesimit i jepet emblema e universitetit “Fan Noli” të Korçës me këtë motivacion: personalitet i shquar i gjuhës shqipe në mbarë trojet shqiptare, delegate në Kongresin e Drejtëshkrimit 1972, studiues I palodhur I shqipes, pedagog I përkorë që me fjalën e gjallë dhe të shkruar mëkoi breza të tërë nxënësish dhe studentësh me dashurinë dhe dijen për shqipen tone të bukur, në shenjë mirënjohje nga pedagogët dhe studentët e universitetit Fan Noli”.

Sesionet e prezantuara sot do të publikohen edhe në edicionin e revistës Skupi. Ndërkaq, për veprimtarinë e Nesimit, po përgatitet edhe një libër nga Zeqirija Ibrahimi, i cili do të përfshin tërë angazhimin e profesorit. Teuta Buçi /SHENJA/

https://youtu.be/wBK_VE_ROZI