“Issues” është libri më i ri i autorit Agim Poshka, i promovuar sot në hapsirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup.
Autori në libër ka ngritur disa çështje të cilat janë edhe aktuale në vendin tonë, më konkretisht të drejtat për përdorimin e gjuhëve, të cilën e ka shtjelluar nëpërmjet studimeve të kryera n; rajon për çështjen e njëjtë. Gjatë promovimit, Poshka tha se në vend mungojnë debatet akademike.
“Një kapitull nga libri është një studim i përbashkët që e kemi bërë me profesoreshën Emilija Komfronti, një arbëreshe që jeton në Itali, në zonën e Kozencës dhe zhvillimet që janë evidente atje në lidhje me të drejtat gjuhësore të pakicave është shumë më e avansuar nga ajo që ne po kërkojmë sot. Që në vitin, 2004-2005 kur kam qenë unë herën e parë atje pa asnjë shqetësim të gjitha rrugët ishin, italisht dhe shqip”, u shpreh autori Agim Poshka.
“Në libër ka një komparacion të disa aspekteve të edukimit gjuhësor, konkretisht pjestarëve të gjuhëve të tjera të cilat nuk janë shumicë në një shtet të caktuar. Është kryer krahasim e praktikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rezultatet e këtyre dy krahasimeve janë të rëndësishëme dhe instruktive sepse piketojnë problemet parciale brenda Maqedonisë”, tha Ferid Muhiç, recenzent.