Zgjedhjet parlamentare të parakohshme nuk janë opsion edhe pse nuk ka marrëveshje për Prokurorinë Publike Speciale, tha lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.
“Mendoj që një opsion i tillë nuk do të ishte i dobishëm, nuk do të ishte funksional. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje, sepse askush nuk mund të japë garanci që mund t; arrihet shumica prej dy të tretave, nëse organizohen zgjedhje të parakohshme”, tha kryetari i BDI-së Ahmeti.
Në pyetjen e gazetarëve rreth informatave se zëvendëskryeministri Hazbi Lika ka kaluar në radhët e Lëvizjes BESA, lideri Ahmeti theksoi se nuk ka informata të tilla dhe se Lika ende është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim.