Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëm mbajti takim me qytetarë në Komunën e Zhelinës. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari Ali Ahmeti iu bëri thirrje që të mbështesin kandidatin konsensual me qëllim që vendi të vazhdoj në rrugën e mbarë që ka nisur duke përfunduar misionin e saj me anëtarësim në NATO dhe BE.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nënvizoi se pa qenë të bindur se i bëjmë një shërbim dhe avancim shqiptarëve në këtë vend nuk do paraqisnim njerëzve tanë projekte, koncepte, të cilat do devalvonin komunitetin shqiptarë në këto hapësira.
“E kemi provuar edhe më herët ku në dy mandate kemi dal me kandidat për president. E kemi parë dhe analizuar hollësisht se është një investim pa ndonjë fitim për qytetarët tanë dhe janë bërë në hollësi studime se si ta promovojmë dhe si të arrijmë deri tek një ide, ide e cila buron dhe ka mbështetje të fort edhe tek Marrëveshja e Ohrit sepse një pjesë të cilat i shoh unë që e kundërshtojnë konsensualitetin aspak se kanë lexuar Marrëveshjen paqësore të Ohrit ku një nga parimet e saja është demokracia konsensuale. Në vendet multietnike siç jemi ne në mes palëve që kanë legjitimitet nuk arrihet sukses,” u shpreh Ahmeti.
Ndër të tjerësh, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh i bindur se me zgjedhjen e kandidatit konsensual do të avancohet dhe do të përmisohet struktura në diplomaci si dhe do të ketë përfaqësim të drejt, këto janë kompetencat e presidentit ai i ka këto mundësi dhe se ka garanca se ai do ti realizoj këto premtime andaj kjo është ana pozitive e këtij konceptit të konsensualiteti.
“Që të udhëheqësh shtet dhe të marrësh përgjegjësi duhet shumë përgatitje, njohuri dhe shumë zgjuarsi, ndërsa kandidatja e opozitës maqedonase nuk është e gatshme të pranoj Marrëveshjen e Prespës, hap probleme të mëdha pasi ajo është marrëveshje ndërkombëtare nuk është e lehtë për tu zhbërë dhe mos respektimi i saj krijon situata të papërshtatshme në vend, krijon krizë serioze. Nuk ka gatishmëri të nënshkruaj të arritura që janë realizuar dhe që e kanë burimin tek Marrëveshja e Ohrit siç është Ligji për përdorimin e Gjuhës,”përfundoi Ahmeti.
https://youtu.be/xLPLYd6Bg4Y