Ballina Argëtim Showbiz Ariana Grande ndan me ndjekësit problemin e rëndë shëndetësor

Ariana Grande ndan me ndjekësit problemin e rëndë shëndetësor

Ajo është një nga këngëtaret më të ndjekura dhe më të pëlqyera të momentit dhe albumi i saj i fundit vijon të jetë tek më të shiturit dhe më të dëgjuarit.

Por duket se Ariana Grande vijon të vuajë nga ‘PSTD’, e cila është një sëmundje në tru që ndodh si pasojë e stresit. Simptomat e saj janë makthe, probleme me pagjumësinë, ndryshime kujtese, halucinacione.

Grande publikoi një foto ku tregoi ndryshimin e një truri pa këtë sëmundje dhe të sajin. “Pa shaka”,-ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

Diçka e tillë ka ndodhur që pas sulmit në Manchester ku ajo ishte duke performuar. Kjo nuk është hera e parë që Ariana e ndan këtë gjë me ndjekësit e saj./Opinion.al/