DASHI: Në aspektin sentimental, jeni në një fazë shumë të mirë. Disa nga të lindurit në shenjën e Dashit janë zhgënjyer në të kaluarën, por tani po jetojnë një histori të re dashurie. Disa nga ju, që kanë kohë të martuar, mund edhe të dëshirojnë dikë tjetër. Shpresojmë të mos tundoheni e të tradhtoni, sepse do ta keni të vështirë ta menaxhoni situatën më pas. Ju nuk doni më të jeni “të sakrifikuarit” dhe jeni gati të veproni për t’ia dalë mbanë. Vetëm disa nga ju do të marrin masa ekstreme, më të shumtët do të bisedojnë me partnerët dhe do t’u kërkojnë një konfirmim për dashurinë që ndiejnë. Datat 20 dhe 21 do të jenë më të favorshmet, ditë që do të jenë mjaft emocionuese. Sigurisht që çiftet me marrëdhënie të konsoliduara janë më të favorizuara. Ju jeni një ndër shenjat më pasionale në këtë periudhë. Gjatë prillit do t’u tregoni vendin shumë personave. Saturni në shenjën tuaj përfaqëson vetëm të shkuarën që ju tanimë po e kapërceni. Me Diellin në shenjë, do të përballoni çdo situatë me kurajë dhe gjallëri, sidomos pas datës 20 kur Venusi hyn në hapësirën tuaj të zodiakut. Prilli nuk do të jetë vetëm muaji i rimëkëmbjes, por edhe i energjive të mëdha. Ata që do të përpiqen të bllokojnë evoluimin tuaj, do ta pësojnë. Kjo është koha e duhur për të bërë edhe një kontroll mjekësor.
DEMI: Lajme të reja më datë 24. Pranvera sjell shumë dashuri. Personat që po vuajnë nga një tradhti, tani ndihen më të fortë. Gjithçka që do të përjetoni këtë muaj, duhet ta shënoni me të kuqe në kalendar. Do të ndieni emocione të mëdha me të lindurit në shenjën e Peshqve, të Bricjapit, por edhe me ata të shenjës suaj. Shumë nga ju do të duan të zyrtarizojnë historinë e dashurisë. Për njerëzit më fatlum apo ata që janë më të sigurt për ndjenjat e tyre, këta dy muaj janë më të favorshmit për t’u martuar apo për të vendosur për bashkëjetesë. Kjo do të jetë një pranverë revolucionare, plot ngjyra e drita. Ju vetë shquheni për një intuitë të shkëlqyer. Do të merrni përsipër përgjegjësi të reja dhe të bukura. Kjo është periudha më se e favorshme për çiftet që duan të bëhen me fëmijë.
Me yje kaq interesante, mund të bëni shumë më shumë për veten dhe për të tjerët. Gjeni një zgjidhje për problemin sapo të hasni në një të tillë. Sigurisht që ju të gjithë jetoni në ambiente e rrethana të ndryshme, por edhe në rastet kur s’jeni në formë të mirë fizike, ju e gjeni një zgjidhje. Meqë të lindurit në shenjën e Demit janë paksa narcisë, mund të bëjnë ndërhyrjet estetike që kanë dashur prej kohësh.
BINJAKËT: Për shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve, ky është viti i ndryshimeve të mëdha edhe në fushën e ndjenjave. Si gjithmonë, problemi juaj është se nuk i keni idetë të qarta. Para datës 20 do ta keni të vështirë t’i rimëkëmbni marrëdhëniet tuaja, madje ndonjë nga ju mund të ngrejë edhe zërin e të debatojë. Datat 2 dhe 3 do të jenë të vështira për çiftet që kanë pasur vështirësi në të kaluarën. Është e rëndësishme të mbani në kontroll emocionet. Mund të zbuloni një tradhti dhe xhelozia të shtohet më shumë. Bëni kujdes në raportet me Peshqit, Shigjetarët dhe Virgjëreshat, sidomos gjatë dhjetë ditëve të para të prillit. Fundi i muajit do të jetë disi më i këndshëm. Disa nga ju do t’i japin fund marrëdhënies e do të marrin një avokat, por janë raste të izoluara. Pas datës 17 do ta keni më të lehtë me provimet apo sfidat që ju presin. Gjatë gjysmës së parë të prillit, mjaftohuni me gjërat bazike. Në periudhën midis datave 18-30, do të vini re një përmirësim të dukshëm psikofizik. Shumë persona ndihen të lodhur dhe nervozë. Madje, ndonjëherë duan të çojnë gjithçka në djall. Kur mungon interesi, kureshtia dhe s’jeni krijues, nuk keni vullnet ta çoni deri në fund një projekt.
GAFORRJA:Fusha e ndjenjave do të jetë më e qetë. Nëse keni pasur probleme në fillim të vitit, tani ndiheni më mirë. Sigurisht, duhet t’i kuptoni mirë raportet që keni krijuar, nëse këto marrëdhënie janë të duhurat. Nëse jeni peng i një historie dashurie të vështirë, do të kërkoni më shumë kohë për t’i zgjidhur gjërat. Me gjasë, disa nga ju gjenden në një krizë sentimentale prej pranverës së vitit të kaluar dhe s’kanë dalë ende prej saj. Diçka ju rizgjon; një takim, një dëshirë e re apo edhe rikthimi i një dashurie që i përkiste së shkuarës. Çiftet që s’i kanë dhënë ende fund, kanë mundësi t’i rregullojnë gjërat duke nisur gjithçka nga e para. Ju jeni shumë emotivë, delikatë, zor se falni nëse ju lëndojnë. Shpirti juaj romantik s’mund të bëjë kurrsesi pa dashuri, ja pse këmbëngulni. Fundi i muajit s’do të jetë shumë i favorshëm. Data 24 do të sjellë disa dyshime. Duhet të bëni kujdes në datat 21 dhe 30 në aspektin fizik. Mendoni shpesh për paratë dhe për punën dhe këto ju stresojnë shumë, gjë që e reflektoni edhe në marrëdhënie. Përpiquni të gjeni pak qetësi.
LUANI: Gjithçka parashikon se vera do të jetë fantastike. Sfera e ndjenjave do të jetë sërish protagoniste në jetën tuaj, sepse gjatë marsit keni pasur disa polemika të vogla. Sikurse dihet, ju synoni që të rigjeni vetveten gjatë 2019-s. Brenda jush shtohet dëshira për të përjetuar emocione të reja apo të futeni sërish në lojë pas një periudhe pushimi. Çiftet që kanë hedhur një hap të rëndësishëm, që kanë blerë një shtëpi, që janë transferuar apo që janë bërë me fëmijë janë shumë të favorizuara. Prilli sjell rezultate të mira. Ndonjë debat i vogël aty për aty në familje, sidomos gjatë të dielave të para të muajit. Ata që kanë prona, duhet të bëjnë çmos të zgjidhin çështjet ligjore, meqenëse janë e vetmja pikë e dobët këtë muaj. Gjendja psikofizike është në përmirësim, sidomos gjatë tri javëve të para. Nënshtrojuni trajtimeve të ndryshme dhe gjeni prehje shpirtërore. Nëse ka diçka që ju mërzit, ajo është monotonia dhe paqëndrueshmëria.
VIRGJËRESHA: Vetëm çiftet që janë në krizë prej vitesh mund të vendosin të ndahen përfundimisht. Ndërsa çiftet që duhen, do të jenë pak larg njëri-tjetrit gjatë këtij muaji, por kjo nuk është diçka e qëllimshme. Ndoshta nuk do të takoheni shpesh për shkaqe pune. Bëni kujdes të mos bini në dashuri me personat e gabuar! Historitë e reja janë problematike. Një ish-partner do t’ju kërkojë diçka më shumë. Partneri apo bashkëshorti/bashkëshortja ka një problem dhe kjo gjendje po ndikon shumë edhe në humorin tuaj. Por, nëse jeni ju që po hapni probleme, atëherë situata ndryshon. Prisni deri në fund të muajit për të marrë vendime të rëndësishme. Shumë gjëra do të ndryshojë pas datës 20. Ka ardhur koha të kuptoni se cilat janë planet tuaja për të ardhmen. Nëse partnerët tuaj janë metodikë dhe racionalë, s’do të keni probleme, por nëse jeni të dy të rrëmbyer, do t’i lini dorë të lirë fantazisë dhe do ta keni të vështirë të qëndroni me këmbë në tokë. Në aspektin fizik do të viheni në sprovë për shkak të planetëve që kalojnë në shenjën tuaj gjatë prillit, sidomos në datat 9 dhe 16. Shqetësime të vogla, dhembje koke, tension dhe nervozizëm. Dhembjet e kokës janë pika juaj e dobët, por që duhet t’i zgjidhni me metoda natyrale.
LEXO EDHE: Pa e menduar dy herë/ Këto shenja do t’ju zhdukin nga jeta e tyre sa hap e mbyll sytë
PESHORJA: Klima sentimentale është shumë bujare, veçanërisht pjesa e parë e muajit. Jeni disi të pavendosur, sepse do të përballeni me situata dhe mendime kontradiktore. Nëse jeni të martuar prej kohësh, bëni kujdes nga tradhtitë, sepse, me gjasë, do t’ju zbulojnë shumë shpejt. Në përgjithësi, marrëdhëniet sentimentale do të jenë paksa problematike rreth datës 24, por edhe në marrëdhëniet prind-fëmijë duhet bërë kujdes. Tregohuni të matur ndaj një ish-partneri që ju bezdis apo që përdor mjete të çuditshme për t’ju bindur që të bëni diçka që s’e dëshironi. Dikush po përpiqet t’ju imponojë vullnetin e tij/e saj në mënyrë të gabuar.Gjatë gjysmës së dytë të prillit, shmangni shqetësimet e panevojshme dhe provoni një dietë të bollshme. Pas datës 18 duhet t’i bëni gjërat me shumë qetësi. Datat 24 dhe 25 do të shoqërohen nga nervozizmi. Sa herë që mendoni për çështjet më praktike në jetë, i hapni vetes probleme emotive të panevojshme.
AKREPI: Po afron një periudhë me emocione të fuqishme. Marrëdhëniet e çifteve të martuara do të jenë më mirë se kurrë më parë. Nëse mendoni se në krah keni personin e duhur, mund edhe të planifikoni për të bërë fëmijë. Lidhjet e krijuara gjatë prillit do të jenë shumë të rëndësishme. Nëse keni një partner pesimist apo të pasigurt, do të arrini qëllimin që i keni vënë vetes. Edhe pse shpesh shtireni sikur nuk ndikoheni nga të tjerët, humori juaj kushtëzohet shumë nga njerëzit që ju rrethojnë. Personat që janë beqarë mund të njohin dashurinë krejt papritur. Mos u thoni “jo” njohjeve të reja gjatë tri javëve të para të prillit! Miqësitë janë shumë të rëndësishme, sepse ju ndihmojnë të hiqni mendjen nga shqetësimet e përditshme. Brenda jush shtohet dëshira për të dashuruar. Ky do të jetë një muaj plot me angazhime, por njëherazi edhe me rezultate të mira. Venusi dhe Mërkuri ju japin fuqi. Tri javët e para janë më të favorizuarat për të nisur trajtime të ndryshme. Tregohuni të duruar, sidomos në datat 27 dhe 28.
SHIGJETARI: Nëse partnerët s’i kini afër, nëse doni dikë tjetër nga personat me të cilët jetoni, gjatë prillit do të reflektoni për këtë situatë. Do ta keni të vështirë t’i kontrolloni emocionet gjatë javës së parë të muajit. Nuk do të tregoheni më diplomatikë si gjithmonë. Nëse dashuroni dikë që tanimë është i lidhur me dikë tjetër, kjo do t’ju mërzitë edhe më shumë. Gjatë dy javëve të para të muajit, shpirti juaj rebel do të jetë plotësisht i pakontrollueshëm. Nëse keni ndonjë problem, zgjidhjen shtyjeni për në fund të muajit. Viti 2019 do të jetë viti i çlirimit për ju. Mos bini pre e kujtimeve, sepse ju jeni pikërisht ata që i admirojnë gjërat e reja. Njohje të reja me persona në qytete të tjera.Përpiquni të mos i harxhoni të gjitha energjitë tuaja gjatë dy javëve të para të prillit, të cilat do të jenë shumë të lodhshme. Do të kaloni një fazë mjaft delikate rreth datës 9. E megjithatë, do të arrini t’i kapërceni edhe problemet më të vështira. Mos harroni se dy javët e dyta të prillit do të jenë më të favorshme! Bëni mirë të pushoni herë pas here, sepse keni kohë që bëni një jetë shumë intensive.
BRICJAPI: Në aspektin sentimental mbizotëron gjallëria. Ndiheni më të lidhur me të lindurit në shenjën e Peshqve dhe të Akrepit. Ju mund të fitoni çdo luftë, nëse nxiteni nga dashuria. Këtë muaj do të tregoheni më të vendosur sa u përket ndjenjave. Tani vlerësoni çdo marrëdhënie me shumë qetësi dhe i jepni fund gjithçkaje që nuk ju pëlqen. Bëni mirë që në këtë periudhë t’i shmangni marrëdhëniet me persona të lidhur prej kohësh, sepse do të shtohen pasiguritë. Ata që duan t’i vënë vulën një marrëdhënieje të hershme, janë të lirë ta bëjnë. Edhe pse jeni shumë dyshues, ky muaj do t’ju dhurojë qetësi shpirtërore. Shëndeti juaj përmirësohet, përveç javës së fundit të prillit që do të jetë disi me luhatje. Yjet do të provokojnë probleme të vogla, sidomos më datë 24. Megjithatë, në përgjithësi, fillimi i pranverës do të karakterizohet nga rimëkëmbja, edhe për personat që kanë qenë sëmurë muajin e kaluar.
UJORI: Ndjenjat nuk duhen nënvlerësuar. Zemra është bërë më kërkuese, sepse ju i kushtoni shumë kohë punës suaj. Organizojini ditët në mënyrë të tillë që t’u kushtoni kohë partnerëve tuaj. Për beqarët, ditët në vijim do të jenë idealet për takime të reja. Çiftet që kanë një projekt të përbashkët pune mund të nisin gjithçka gjatë gjysmës së dytë të vitit. Do të bini në dashuri me dikë, një ndjesi që s’e kishit provuar prej kohësh. Keni kohë që doni të keni në krah një person të qëndrueshëm, edhe pse, në fakt, ju pëlqejnë njerëzit plot fantazi dhe aventurierë. Është koha të kërkoni partnerë racionalë. Tërhiqeni nga të lindurit në shenjën e Demit, të Dashit, por dhe nga vetë Ujorët. Emocionet nuk mungojnë, si të bukurat, ashtu edhe ato negative. Ja pse ndoshta do ta humbni toruan ndonjë ditë. Dy të dielat e para të muajit do të jenë stresuese. Do ta keni të vështirë të mos ndiheni nervozë në këtë periudhë, sidomos nëse do të mbyllni çështje që i përkasin së shkuarës dhe do të mendoni për të ardhmen entuziaste, por të pasigurt.
PESHQIT: Dashuria mund të jetë epiqendra e jetës suaj këtë muaj falë Mërkurit dhe Venusit. Ditët e para të muajit do të jenë të favorizuara, sidomos për njohjet rastësore. Do të ndiheni disi të pakënaqur nga jeta në çift, por bëni kujdes të mos i lëndoni partnerët në inat e sipër. Të lindurit në shenjën e Peshqve duhet të flasin më shumë. Një keqkuptim i vogël mund të shndërrohet në një problem të madh nëse nuk flisni për të. Lodhja e madhe në punë s’duhet të ndikojë në marrëdhënien në çift. Rreth datës 20 do të ndieni një tërheqje të madhe për një person që e njihni prej shumë pak kohësh. Datat 20 dhe 21 do të jenë më intrigueset. Nëse ju pëlqen dikush, mund ta hidhni hapin e parë në fund të muajit. Në aspektin shëndetësor do të ndiheni shumë më mirë, edhe pse Marsi do t’ju hapë disa probleme të vogla. Pika juaj e dobët është lëkura delikate. Në fund të muajit, bëni një kontroll të përgjithshëm ose lini orar te dentisti, sepse keni vërtet nevojë. Stresi dhe kequshqyerja do të ndikojnë shumë në shëndetin tuaj.