Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami theksoi nga Kumanova se kandidatura e Blerim Rekës është një nga kandidaturat më të fuqishme të përfaqësimit të shqiptarëve dhe se ai është i dëshmuar si një intelektual dhe diplomat.
“U bëmë bashkë për një interes të përbashkët për numrin një, profesorin Blerim Reka. Shpresa për shqiptari nuk shuhet kurrë. Bashkërisht u bëmë që profesorin Blerim Reka ta përkrahim për të na përfaqësuar me dinjitet dhe jorastësisht u bashkuan që tju japim mundësi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të kenë mundësi të votojnë dhe të jenë edhe të votuar. Sepse dikush dëshiron që shqiptarët këtu të jenë vetëm votues”, theksoi Kasami.
Sipas tij, profesori Reka është më i mirë që të përfaqësoj shqiptarët në vend dhe në planin ndërkombëtar, duke qenë një diplomat i dëshmuar, i cili mund të na përfaqësojë në familjen evropiane.
“Tani dikush që po mundohet të bëj në Kumanovë, në emër të vëllazërim bashkimit, të votojmë kandidatët, komesarët partiak që kanë qenë pjesë e pushteteve të kaluar. Të na tregojnë se më i mirë qenka një maqedonas se një shqiptar. Blerimi është më i mirë se dy kandidatët e tjerë. Sepse besojmë se kështu shqiptarët mund të na përfaqësojnë në institucionet evropiane dhe jo si ata që tani që janë në institucione për të mbrojtur shokët e tyre të kriminalizuar”, theksoi Kasami.
Kreu i Lëvizjes BESA theksoi se Kumanova ka qenë mburoja e shqiptarisë dhe se këtë do ta dëshmojë edhe më 21 prill duke votuar për profesorin Blerim Reka. (INA)