Kemi një mundësi të papërsëritshme si gjeneratë për të lënë trashëgimi të përhershme pas nesh. Është garantuar shtet i sigurt, partner i botës demokratike, pjesë e barabartë nga aleatët më të rëndësishëm botërorë. Ata të cilët mendojnë se pa NATO dhe BE mund t’i zgjidhim problemet dhjetëvjeçare me zhvendosjen, me sferën sociale, se mund ta garantojmë sigurinë dhe stabilitetin, e gënjejnë veten. Nga pavarësia e deri më sot vetëm një është rruga drejt progresit dhe çon përmes BE-së dhe NATO-s, tha kandidati për presidenti nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendarovski në mitingun e sotëm qendror në Shkup.
Nuk kemi, theksoi ai, më shumë gjenerata për të humbur dhe prandaj nuk do t’i lejojmë opozitës politike të na kthejë nga rruga përmes të cilës hapërojmë.
“Të gjithë atyre të cilët duan të na kthejnë mbrapa duhet t’u themi se jo vetëm që nuk do të kthehemi mbrapa, por të gjithë së bashku do të shkojmë përpara. Nuk kërkoj mbështetje vetë, për t’u bërë president, por kërkoj mbështetje për konceptin e ardhmërisë, koncept një shoqëri për të gjithë. Këto nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme për president, në këto zgjedhje zgjedhim opsion për të vazhduar përpara drejt ardhmërisë”, ka thënë Pendarovski.
Me vite., siç theksoi, kemi hapëruar nëpër këto rrugë me shpresën dhe besimin se do të lirohemi nga veset e regjimit, të cilat e mbysin lirinë, e shkelin demokracinë dhe e robëruan shtetin. “Sot i kemi hedhur veset e regjimit dhe tani hapërojmë në rrugën e eurointegrimit, drejt zhvillimit ekonomik dhe avancimit të përgjithshëm shoqëror. Në këtë rrugë nuk jemi të vetëm. Rreth nesh mijëra shkallë të tjera e hapërojnë rrugën e njëjtë përmes të cilit shkojmë. Edhe sot njëjtë si në tre vitet e fundit shkojmë së bashku përpara”, tha Pendarovski.
Theksoi se për të nuk është me rëndësi nga cila kombësi janë qytetarët, nga cila përkatësi fetare, si është situata e tyre sociale dhe nëse janë pjesë e pushtetit ose nga opozita sepse, siç shtoi, me rëndësi është të gjithë të kenë drejtësi.
Para të pranishmëve në miting Pendarovski u obligua se do të zhvillojë politika të bashkimit e jo të ndarjeve. “Kam ndërmend të pajtoj, e jo të shkaktoj konflikte. Si president do të punoj pa u lodhur në përfundimin e anëtarësimit tonë në NATO, të jem prijës për anëtarësim në BE”.
Duke folur për kundër kandidaten e tij Gordana Siljanovska-Davkova tha se ajo as nuk dëshiron, as nuk mund të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, sepse vetëm dëshiron të jetë pasardhëse e Gjorge Ivanovit.
Në fjalimin e tij lideri i LSDM-së dhe njëherit kryeministër Zoran Zaev tha se “përfundoi koha e kriminelëve dhe mbrojtësve të krimit”.
“Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë një president për të cilin ardhmëria e shtetit nuk është aventurë, por obligim, ndërsa ai nuk është një udhëtar në kërkim, por prijës. I fituam ndarjet, urrejtjen , konfliktet dhe trazirat. Evropa aludon, ndërsa qytetarët duan të vazhdojë politika jonë që të shkojë përpara. Presidenti i ri do të jetë njeri i cili dëshiron, mund dhe duhet të shkojë përpara – ai është Stevo Pendarovski”, tha Zaev në mitingun qendror në kryeqytet.
Tani më jemi, tha Zaev, pjesë e NATO-s dhe deri në fund të vitit do të jemi anëtarja e 30-të e plotfuqishme. “Shkojmë drejt BE-së dhe presim që ajo t’i vlerësojë reformat në shtëpi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe verës të marrim datë për fillimin e negociatave për të cilat seriozisht po përgatitemi”.
Zaev duke folur për sukseset në ekonomi tha se era do të jetë e fuqishme edhe më shumë që ato numra të bëhen dyfish më të mëdha për t’i ndjerë populli. Me këtë rast premtoi mbi 500 euro pagën minimale në vitin 2020.
Për Siljanovska-Davkova tha se nuk është për një shoqëri për të gjithë, se nuk është kandidate e përbashkët, por është “përfaqësuese e vetëm një njeriu – e Mickovskit i cili është përfaqësues i kriminelit Gruevski”.
Në fjalim, Zaev i bëri thirrje Mickoskit publikisht të mënjanohet nga politika e paraardhësit të tij Nikolla Gruevski, sepse, tha, “asnjë fjalë nuk e kemi dëgjuar nga Mickoski dhe Siljanovska për 11 vjet qeverisje për mentorin Gruevski”.
Mitingu u mbajt para Delegacionit të BE-së, ndërsa i priu marsh nëpër rrugët e qendrës së Shkupit. tubimi filloi me fjalimin e hendbollistit Naumçe Mojsoski, i cili tha se ky vend ka ndeshje të rënda para vetes me synime të larta dhe me suksese të mëdha.
Fjalim kishte edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sipas të cilit Pendarovski është lajmëtar i ardhmërisë evropiane dhe simbol i integrimit të brendshëm, i cili, siç tha, do të bashkojë edhe në të mirë edhe në të keqe.