Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, gjatë pasditës së sotme vazhdoi fushatën e tij në komunën e Haraçinës, ku u takua me mijëra qytetarë.
Gjatë takimit, i shoqëruar ishte edhe lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, shkruan gazeta KOHA.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se si jemi të përcaktuar për të ndërtuar sistem të mirrëfilltë të qeverisjes, së bashku me votat e shqiptarëve.
“Ta fuqizojmë votën e shqiptarëve, që në mënyrë të mos varemi nga udhëheqësit politk qeveritar. Diskrimini duhet të merrë fund dhe Prof. Blerimi Reka do ta ndalojë këtë rrugëtim politik. Çdo veprim i Ali Ahmetit ka qenë i dëmshëm për shqiptarët. Reka, është këtu për të treguar se ne jemi shqiptarë, do të jetojmë dhe do të vdesim si shqiptarë. Apelojë, mos ti dëgjojmë partitë e tjera politike dhe ftesat e tyre për kandidimin e liderëve të tyre. Të mos e turpërojmë themelin dhe pragun e shtëpisë tonë dhe këtë ta dëshmojmë me 21 prill kur duhet ta votojmë Blerim Rekën”, tha Sela.
Në anën tjetër, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, saktësoi se sa shumë është e rëndësishme që në këto zgjedhje të votojnë një kandidat shqiptarë i cili seriozisht është futur në këtë garë për të sfiduar dy kandidatët e tjerë.
“Kandidimi i Prof. Blerim Rekës do të mbetet në memorjen historike, që edhe në këtë cikël zgjedhor, do të duhet t’ju tregojmë të gjithëve se çështjet shqiptare në Maqedoni nuk janë të mbyllura. Mjaft më shqiptarët të votojnë një kandidat maqedonas, mjaft më treguam që jemi evropian duke votuar të tjerët. Është koha që edhe të tjerët të tregojnë se janë evropian duke votuar një shqiptar siç është Prof. Blerim Reka. Dhe, Reka nuk është në këtë garë sepse është shqiptarë, por është në këtë garë sepse është kandidat më i mirë se dy kandidatët e tjerë në çdo aspekt”, u shprehë Kasami.
Gjatë tubimit Prof. Blerim Reka tregoi edhe rëndësinë e kandidimit të tij, në veçanti vlerat dhe forcën që ka treguar Haraçina gjatë këtyre dekadave.
“Haraçina kreshnike, e cila nuk u përkul në vitin 2001 dhe nuk do të përkulet as ne 2019. Kandidimi im ka edhe simbolikën e bashkimit të shqiptarëve dhe kjo shihet edhe nga fjala që e unë e përdori nga besë-lidhja që vjen nga dy subjektet politike që përkrahën kandidimin tim. Me këtë shqiptarët do ta zhdukin kompleksin e inferioritetit. Deri tani na thuhet se këto partitë që janë në pushtet ofrojnë shoqëri për të gjithë por ne duam shtet për të gjithë, ndërsa sot shteti nuk është për të gjithë. Mos pranoni oferta që janë të kamufluara për shkak se ato janë të dëmshme për shqiptarët. Nuk duhet të bëhemi makineri votuese, ju keni fuqinë që të zgjidhni se kënd dëshironi të votoni: vëllaun ose kojshitë. Të tjerët ju thoni se duhet ta votoni kojshinë në vend të vëllaut, unë ju them votoni vëllaun. Ju nuk do të tradhtoni mundin dhe veprën që e arritët ne 2001”, nënvizoi Prof. Blerim Reka. (koha.mk)