Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në tubimin në Kumanovë për kandidatin presidencial Blerim Reka tha se nga ky qytet përcjellin porosi se akoma nuk janë zgjidhur cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.
“Ne jemi këtu që të japim mesazhin që shqiptarët akoma kanë gjëra për të zgjidhur. Kundërshtojmë ato që thonë se janë mbyll të drejtat kolektive të shqiptarëve, të kundërshtojmë ata që me logjikën e skllavit se duhet të ndihmojmë zgjedhjen e kandidatit maqedonas.
Shqiptarët vetëm si votues janë mbi 600 mijë. Mbi 400 mijë janë votues aktiv dhe mundet që shqiptari të kalojë në raund të dytë dhe ti fitojë zgjedhjet. Albini shumë bukur e elaboroi se në të gjitha momentet kur shqiptarët kanë pas nevojë, aty ësthë gjetur profesor Blerim Reka. Ka plotë shqiptarë këtu në Maqedoni që një ditë neve kryetarëve të partive do të na pyesni se pse nuk na krijuat mundësinë për të votuar një shqiptarë. E këtë mundësi po na jep profesor Reka”, theksoi Sela.
Sipas tij, nëpërmjet votës më 21 prill, shqiptarët do të fuqizohen politikisht, e për këtë kanë nevojë edhe brezat e ardhshëm. “Natyrisht që ky fuqizim është në funksion të kthimit të shpresës, të parandalojmë ikjen e të rinjve, që po na lënë bosh shtëpitë, shkollat, qytetet, që dikur ishin plotë. Ne dëshmuam me rolin dhe kontributin tonë në ndryshimet kushtetuese. Ne kurrë nuk do të bëjmë që vota e shqiptarit të shkojnë në konton e partive maqedonase. Sepse kështu nuk kemi të garantuar ardhmërinë tonë. Shqiptarët në cilindo variant do të dijnë që të ecin bashkë me dinjitet dhe bashkë të përkrahin kandidatin shqiptar. Blerim Reka është aty për tju thënë se nuk është e vërtetë se i kemi proceset e mbyllura. Të drejtat tona nuk janë mbyllur as në vitin 2001, por as nëse bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.
Blerimi është aty për të fol se ky vend aspirant i NATO ka njësi speciale që ka 0 shqiptarë, dhe është e ndaluar që të ketë pjesëtar të ndonjë komuniteti tjetër etnik. Ne do ti themi këto gjëra dhe nuk do të heshtim. Kemi frikë vetëm nga fëmijët tanë. Shoqëri për të gjithë, nuk i hamë këto gënjeshtra. Natyrisht profesori është për të folur në diplomaci, ambasada, i papërfillshëm, e mos të flasim për komandën ushtarake, ku asnji nuk është shqiptar. Por mbi gjitha Blerimi është këtu për gjithë ato që skanë harru që janë shqiptarë, për gjithë ata që nuk i kanë rënë pishman që janë shqiptarë, dhe me 21 prill skam pikën e dilemës, që pamarrë parasysh të cilës parti janë do ta gjejnë Blerim Rekën aty”, theksoi kreu i ASH-së, Ziadin Sela. (INA)