Paul Getty ishte një nga miliarderët më të pasur në botë. Ai e fitoi pasurinë e tij në naftë. Por manjati nuk është i famshëm vetëm për pasurinë e tij, por edhe të qenit një nga miliarderët më dorështrënguar që ka ekzistuar ndonjëherë.
Dhe historia e tij më e famshme, është refuzimi për të shpëtuar jetën e nipit pasi u rrëmbye në vitin 1973.
Në shenjë hakmarrje, rrëmbyesit i prenë veshin të riut dhe ia dërguan gjyshit të tij.
Por, linja e kursimit e miliarderit ishte e dukshme shumë kohë përpara rrëmbimit të famshëm, i kthyer në film dhe seri televizive.
Dashuria e manjatit të naftës për para u vendos madje edhe mbi familjen e tij dhe të birin i sëmurë rëndë me tumor.
Tregtimi për Timmy (i biri), është ndoshta reflektimi më i saktë i të qenit dorështrënguar i miliarderit.
Ai ishte djali i gruas së pestë dhe të fundit të miliarderit, e cila vdiq prillin e vitit të kaluar në moshën 103 vjeçare.
Në kujtimet e saj, këngëtarja amerikane zbuloi “xhepat tejet të mbyllur” të Getty
Industrialisti i lindur në Amerikë, refuzoi të paguante faturat mjekësore për djalin, i cili mbeti i verbër për shkak të tumorit në tru.
Ndërsa Timmy luftonte për të mbijetuar, Getty nuk e pa për katër vjet.
Djali i tij vdiq në moshën 12 vjeçare dhe madje, miliarderi nuk mori pjesë as në funeral, duke dërguar një shënim ku kërkonte falje pasi ishte shumë i zënë.
Megjithatë, Timmy e idolizoi të atin. Në librin e saj “Alone Together”, Teddy kujton dashurinë e djalit për babanë e tij gjatë ditëve të fundit të jetës.
“Ai kishte plot dashuri për babain e tij,” shkruan ajo, duke shtuar se djali nuk e shihte si njeriun më të pasur në botë, por si “babin tim të dashur, të cilin e dua”.
Teddy tregoi se burri nuk u kthye nga Anglia për në SHBA gjatë periudhës kur djali i tyre ishte i sëmurë, duke përmendur si arsyen kryesore për divorcin e tyre në vitin 1958.
Në letrat e dërguara në ato vite, Teddy iu lut burrit të saj që të kthehej dhe ta ngushëllonte djalin. Por ai kurrë nuk e bëri.
Në vitin 1958, Getty po negocionte marrëveshjen novatore për të siguruar të drejtat e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, marrëveshje që e bëri atë miliarderin e parë të Amerikës.
Ai i premtoi të birit se do ta vizitonte në spital gjatë operacioneve, por asnjëherë nuk e bëri një gjë të tillë.
Udhëheqësi i “Getty Oil” ishte aq i pashpirt sa që ankohej për faturat e mjekësore në telefon teksa fliste me gruan, ndërsa djali dergjej në dhomën tjetër.
Gruaja thotë se luftoi në vitet më të vështira të jetës së saj, pa pasur bashkëshortin pranë.
Por ishte rrëmbimi i nipit të tij 16-vjeçar, John Getty, që i tregoi botës se çfarë ishte me të vërtetë. 16-vjeçari jetonte në Romë me të atin, kur u rrëmbye më 10 korrik 1973. Tre burra e goditën atë me qytën e armës dhe e rrëmbyen.
Burrat e çuan atë në një shpellë në pjesën jugore të vendit dhe e lidhën, ndërkohë që kërkonin nga familja para, gjë që gjyshi refuzoi të paguante.
Askush nuk e di saktësisht kronologjinë e ngjarjeve, por një shënim i djalit i publikuar në atë kohë, thoshte: “Nënë e dashur: Kam rënë në duart e rrëmbyesve. Mos më lejoni të vritem! Sigurohuni që policia të mos ndërhyjë. Ju absolutisht nuk duhet ta merrni këtë si një shaka… Mos e publikonin rrëmbimin tim”.
Në fillim, policia nuk e besoi se djaloshi ishte rrëmbyer por ata e kuptuan se nuk ishte shaka kur rrëmbyesit thanë se do t’i dërgonin nënës së djalit një nga gishtat e tij duke kërkuar 17 milion dollarë nga gjyshi.
Fillimisht J Paul Getty thuhet se nuk pranoi të paguante – duke deklaruar se kishte 14 nipa të tjerë dhe mbesa.
Ai thoshte se injoronte pagesën pasi në këtë mënyrë inkurajon rrëmbimin si një praktikë kriminale.
Miliarderi raportohet të ketë thënë: “Kam 14 nipërit e tjerë dhe nëse paguaj një qindarkë tani, atëherë do të kem 14 nipërit e rrëmbyer”.
Refuzimi i tij për të paguar çon në pasoja shkatërruese për adoleshentin.
John Pali u nënshtrua muaj tortura dhe iu pre një pjesë e veshit.
Në fillim të nëntorit një zarf u dërgua në gazetën “Il Messaggero” të Romës, ku gjendeshin pak flokë dhe veshi i prerë.
“Ky është veshi i parë i John”, shkruhej në mesazh.
“Nëse brenda dhjetë ditësh familja ende beson se kjo është një shaka e ngritur prej tij, atëherë veshi tjetër do të arrijë. Me fjalë të tjera, ai do të arrijë në copa të vogla.”
Veshi i prerë e bindi miliarderin të paguante para, por 3 milion dollarë nga 17 milionët e kërkuar.
Por, shuma nuk do të jepej drejtpërdrejt nga paratë e tij, por nga një tatim i zbritshëm nga llogaritë. Djali u lirua më në fund pesë muaj pasi u rrëmbye.
Pas përvojës së tij të dhimbshme, i riu krijoi varësi ndaj alkoolit. Ai vdiq, 54 vjeç, në vitin 2011.
Vetë biznesmeni vdiq nga një sulm në zemër në moshën 83 vjeçare më 6 qershor 1976, në Angli. / Panorama/