Ballina Argëtim Jetë & Stil Të punosh duke shëtitur botën (Video)

Të punosh duke shëtitur botën (Video)

Ajo është një vajzë që ka udhëtuar në 35 shtete të ndryshme të botës për 3 vite. Blogerja Delinda Muçollari përveç se ka udhëtuar duke shijuar bukuritë e vendeve të ndryshme, edhe ka punuar në kroçere.

Rasti në fjalë na tregon se si jo vetëm nuk ka shpenzuar, por e ka kthyer udhëtimin e saj të tre viteve në një profesion. “Të punosh duke bërë pushime dhe duke shëtitur botën” mund të cilësohet ndryshe rasti i blogeres, fillimet e së cilës nuk kanë qënë aq të thjeshta.

Siç tregon Muçollari në emisionin “Rudina” në Tv Klan, asaj i është dashur të heqë dorë nga pasioni i saj për gazetarinë, për të realizuar një tjetër ëndërr, udhëtimet.

“Unë kam studiuar dhe punuar për një kohë të shkurtër si gazetare dhe vendimi për të ikur ishte i vështirë. Ishte një eksperiencë të cilën e kisha pasur ëndërr dikur dhe nuk e kisha menduar se do të vinte kaq thjeshtë, që dikush të trokiste në “derën” time dhe të më pyeste a je gati për një udhëtim rreth botës. Pa e menduar thashë po dhe u nisa. Unë isha duke kërkuar për një punë verore në SHBA dhe m’u ofrua një punë në kroçere, më pëlqeu dhe vazhdoi për tre vite. Kam vizituar 35 shtete, ndërsa si qytete janë të shumtë dhe nuk i kam numëruar. Muzeu i Irlandës në Dublin, një nga muzetë më të mëdhej në botë, ka qenë një kujtim i veçantë, karnavalet e Porto Rikos po ashtu”, tregoi Muçollari./tvklan.al