Ballina Shëndeti Tre gjërat e çuditshme që forcojnë imunitetin

Tre gjërat e çuditshme që forcojnë imunitetin

Jemi të rrethuar nga miliona viruse dhe baktere të dëmshme, por fatmirësisht ekziston një mekanizëm mbrojtës që quhet “sistem imunitar”. Por si funksionon ai?

Brenda organizmit tonë janë disa qeliza të cilat kur sulmohen nga viruse apo baktere, dërgojnë një sinjal lajmërues, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Sistemi imunitar është praktikisht një rrjetë që bën një punë të jashtëzakonshme për të na mbrojtur.

Kështu më poshtë ju sjellim disa këshilla natyrale, për të mbrojtur sa më shumë sistemin tonë imunitar.

Mjaltë me hudhër– Mjalti është i pasur me vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima që luftojnë radikalet e lira. Hudhra përmban elementë që rrisin aftësinë e rruazave të bardha për të luftuar viruset. E rëndësishme është që hudhra të shtypet në vend që të pritet. Në një filxhan me mjaltë shtypni 8 thelpinj hudhre dhe lëreni të veprojë për 3-5 ditë në temperaturë ambienti dhe më pas vendoseni në frigorifer. Këshillohet që të hani një lugë esëll.

Ujë dhe limon– Limonët kanë shumë vitaminë C, e cila është mjaft e rëndësishme për të stimuluar sistemin imunitar. Në një filxhan me ujë të ngrohtë shtrydhni gjysmë kokrre limoni dhe pijeni, shkruan noa.al.

Lëng me spinaq dhe portokall– Bëhet fjalë për një lëng të shijshëm me spinaq, portokall, majdanoz dhe xhinxher. Merrni spinaq në masën e dy filxhanëve, dy korra portokalli, një tufë majdanoz dhe 2 centimetër xhinxher. Këta përbërës grijini mirë në frulator dhe masën e përftuar pijeni çdo ditë. Do të shihni se trupi juaj do të ndihet më mirë dhe do ju falenderoj.