Është rikthyer dhuna në futbollin brazilian. Këtë radhë kanë qenë lojtarët e skuadrave të Atlatiko Goiaenses dhe Vila Nova, të cilët në përfundim të ndeshjes së gjysmëfinales të Kampionatit të shtetit Goias, janë përleshur mes tyre.
Fillimisht lojtarët e dy skuadrave kanë nisur të ofendojnë njëri-tjetrin, duke degjeneruar më pas në përleshje fizike.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, e cila ka përdorur dhe sprajin me piper për të shpërndarë lojtarët e përfshirë në konflikt.
https://youtu.be/jWQAdat4-P0
Gjithçka nisi pasi sulmuesi Pedro Raul i Atletikos, ka festuar në mënyrë provokative, çka ka acaruar lojtarët e Vila Novës, të cilët kanë nisur sulmin fizik ndaj Raul.
Edhe lojtarët e tjerë të Atletikos janë përfshirë në sherr duke shkëmbyer grushte e shqelma mes kundërshtarët./ Opinion.al E.Xh