Gjyk*ata britanike ka dën*uar me 70 vjet bu*rg një bandë që merrej me traf*ikimin të lëndëve nar*kot*ike në Gloucester të Britanisë së Madhe. Në total janë 11 pjesëtarët të grupit kri*minal, mes tyre edhe dy shqiptarë.
Bëhet fjalë për Granit Nanushin dhe Orsid Celën. I pari bazën e kishte në Londër dhe ishte përgjegjës për disa udhëtime drejt Gloucester-it në rolin e korrierit. Ai përdorte një celular të koduar dhe një vend të posaçëm në makinë për të fshehur dro*gën gjatë kohës që e transportonte.
Makina e tij u sekuestrua pasi kishte disa gjoba parkingu të papaguara. Gjatë një kontrolli, autoritetet gjetën një ndarje të fshehtë në të cilën 40-vjeçari kishte fshehur 60 gramë kok*ainë dhe 4.500 paund. Nanushi u dënua me 8 vjet bu*rg.
Ndërkohë, Cela u dënua me 3 vjet heqje lirie. Edhe 29-vjeçari kishte rolin e korrierit në bandë. Ai u arr*estua më 11 nëntor të vitit të kaluar. I riu shqiptar u kap teksa i dorëzonte një anëtari tjetër të grupit kri*minale 2 kilogramë dro*gë. Atë ditë ishte edhe hera e parë që Çela u pikas nga policia.
Përveç dy shqiptarëve, në pranga ranë edhe kreu i grupit dhe klientë të tyre. Arr*estimi i tyre u realizua pas qindra orësh përgjime nga autoritetet britanike.