Këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears, po mahnit gjithnjë e më tepër jurinë e “The Voice” në Francë. Performanca e jashtëzakonshme e këngës ‘Rocket Man’ (Elton John) të shtunën, i ka siguruar Muharremajt gjysmëfinalen.
Videoja ku 20-vjeçari shihet duke interpretuar në skenë është hedhur tanimë në Youtube, aty ku pikaset një numër i lartë shikueshmërie si dhe mjaft komente përgëzuese.
Për të gjithë ju që ende nuk keni rënë në kontakt me emrin e këtij të riu shqiptar; Gjoni është djali i një babai nga Kosova dhe nëne nga Tirana. Kur ishte vetëm 12 vjeç, ai dëshmoi talentin në të kënduar me pjesëmarrjen e tij në “Albanian’s Got Talent”. Ai ka prezantuar madje edhe një këngë të tijën, të titulluar ‘Babai’.