Vetëm 8 vjeç dhe tani mund të ketë një krah bionik.
Freddie Cook, nga Bracknell, Berkshire, u pajis me krahun bionik para ditëlindjes së tij të tetë dhe është shumë i lumtur që është në gjendje të marrë hamburgerin me të dyja duart.
Freddie ka lindur pa dorën e djathtë dhe krahu bionik i ka ndryshuar jetën plotësisht.
Krahu është proteza e parë mjekësore e miratuar në Britani, e cila lejon lëvizje të sakta dhe delikate që duart e tjera të protezike nuk mund të bëjnë.
Pajisja peshon më pak se një qese dhe i ka mundësuar Freddie-t të jetë në gjendje të bëjë veprime të cilat nuk mund t’i bënte më parë.
Nëna e tij tha: “Është e shkëlqyer. Freddie është bërë shumë më i vetëdijshëm për dorën e tij kohët e fundit, kështu që kjo është e pabesueshme. Ai donte të ishte në gjendje të hante një hamburger ashtu si të gjithë miqtë e tij.”