Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Alarmante, 61 mijë filloristë më pak në Maqedoninë e Veriut

Alarmante, 61 mijë filloristë më pak në Maqedoninë e Veriut

Para disa ditëve kam publikuar një kolumnë, ku pata pyetur se ku u zhdukën 2.333 filloristë të shkollave? Analizën e pata bërë në bazë të numrit të të porsalindurve në një vit të caktuar, dhe gjashtë vjet më vonë kur nisen për në shkollë, thotë Donço Gerasimovski, ish drejtori i Entit shtetëror të statistikave, shkruan deca.mk, transmeton gazeta Koha.

Për 18 vjet numri i nxënësve është ulur për 61.000 nxënës në shkolla fillore në Maqedoni. Numri fatal është rezultat i numrave krahasues të publikuar në Entit shtetëror të statistikave. Në vitin shkollor 2000/2001 në shkollat e rregullta fillore janë regjistruar 249.375, ndërsa këtë vit janë evidentuar 188.102 filloristë – gjithsej 61.273 nxënës më pak.

“Numri është real. Nëse vetëm në vitin 2017/2018 numri i nxënësve është ulur për 4000, kjo është matematika”, thotë Donço Gerasimovski, ish drejtori i Entit shtetëror të statistikave.

Shkaqe ka shumë, thotë ai. Nataliteti përgjatë viteve bie – lindin më pak fëmijë dhe kjo ndikon në dallimin e numrave. Megjithatë, ky nuk është faktori më ndikues.

“Migrimi ka bërë të veten. Para disa ditëve kam publikuar një kolumnë, ku pata pyetur se ku u zhdukën 2.333 filloristë të shkollave? Analizën e pata bërë në bazë të numrit të të porsalindurve në një vit të caktuar, dhe gjashtë vjet më vonë kur nisen për në shkollë. Për shembull, në vit janë lindur 20.000 fëmijë, ndërsa pas gjashtë viteve në klasën e parë janë regjistruar 17.500. Ku janë të tjerët?”, shpjegon Gerasimovski.

Enti shtetëror i statistikave mbanë evidenca të ndryshme, mes të cilëve numrin e nxënësve në fillim dhe në fund të vitit. Dallimet janë të mëdha gjatë viteve të fundit.

Është interesant fakti që numri i shkollave në vend nuk është ulur aq gjatë viteve të kaluara – më pak se 20. Sipas Gerasimovskit, kjo e dhënë statistikore nuk mund të shqyrtohet njëanshëm sepse shkollat janë të ndara në fillore dhe periferike. Ashtu, në një shkollë fillore mund të mësojnë 350 nxënës, ndërsa në dhjetë shkolla periferike të ketë mezi 50 nxënës.

“Ka shkolla periferike me 3-4 nxënës. Kështu që kur të bëhet një analizë krahasimore, fitohen të dhëna shumë interesante. Një prej tyre është se numri i nxënësve vazhdimisht ulet, por rritet numri i mësimdhënësve, edhe atë për 3-4 mijë në dy dekadat e fundit”, është shprehur Gerasimovski.

Kështu, në vitin 2001/2002 në shkollat fillore në Maqedoni ka patur 13.356 mësimdhënës, ndërsa gjatë këtij viti madje 4.916 më shumë (18.272).

Sipas Gerasimovskit, numri me uljen e nxënësve, drejtpërdrejtë tregon përqindjen e emigrimit nga Maqedonia.

“Kjo është përqindje që askush nuk mund ta ndalë. Kohëve të fundit po bëhen përpjekje, por shpërngulja nuk mund të pengohet. Mbetet të përcjellim numrat dhe të shohim çka do të ndodhë gjatë periudhës së ardhshme”, thotë Gerasimovski. (koha.mk)