Analisti politik Haki Abazi ka reaguar ashpër, pas publikimit të një fotografie, ku shihen disa ushtarë serbë duke dhun*uar sek*sualisht një grua shqiptare gjatë luftës.
Abazi shprehet se fotoja duhet të ishte material për gjykata dhe serbët të merrnin dënimin e merituar, por shton se ajo publikohet duke trazuar ndjenjat e popullatës shqiptare.
Shkrimi i plotë i analistit Haki Abazi:
Ju jeni për turp Flora Brovina
Ju jeni bërë, jo për herë të pare masha e mbeturinave të qelbura. Ju jeni pjesë e hordhisë mafioze që keni kapur Kosovën dhe po doni me ja nxjerrë edhe atë pak frymë e nderë që e ka.
Po, janë femrat e dhu*nuara që i ka kryer Serbia si kri*me gjate luftës po ju nuk jeni ajo që po mendoni se jeni duke e zbuluar këtë gjë me një fotografi, përkundrazi. E gjithë Kosova dhe tanimë edhe bota e di këtë gjë- e dijnë edhe nga Vasfije Krasniqi- Godman. Por ata e dinë dhe ndajnë dhembjen e përkrahjen jo për poena politike e as për të mbuluar kri*min, korrupsionin dhe dështimet e ndarjes së Kosovës dhe gjithcka tjetër që është e stampuar me vulën e PDK, partisë të cilës ti verbërisht i ke shërbyer dhe vazhdon t’i shërbesh.
Ti që ke qenë sabotuesja e kushtetutës duke e mbajtur peng gjithë parlamentin për të zgjedhur Veselin kryetar dhe për të bërë një qeveri e cila më së paku i ka shërbyer popullit dhe interesave të vendit. Ju jeni profitere lufte dhe profitere paqeje që ka instaluar mendësinë e nepotizmit dhe korrupsionit si normë të pranuar shoqërore- ky është dhu*nim i gjithë popullit çfarë jeni duke bërë ju. Ju nuk keni bërë zë kur Shaip Muja ka dalë në foltore të parlamentit dhe ka thënë se të dhu*nuarat nuk janë viktima, ju nuk keni votuar për ligjin për vik*timat, dhe ju për 20 vite nuk keni folur asnjë fjalë të vetme në dialogun me Serbinë. Nuk ju lejojmë sot që ju, themeluesit e gjyk*atës speciale të përdorni dhembjen dhe dhu*nimet e grave shqiptare për të treguar ” patriotizmin” e shpifur e për të mbuluar të zezat tuaja.
Ju nuk keni folur asnjë fjalë as për dhu*nimet e vajzës nga Drenasi që janë bërë nga njerëzit e uniformuar dhe pjesëtarë të institucioneve shtetërore tona sot. Dhu*nimet e luftës të armikut kanë vazhduar pasluftës dhe ju jeni spektatorë në rastin më të mire e mirëmbajtëse e një pushteti në rastin më të keq i cili nuk ka dënuar as ato të luftës e as këto tani e ty nuk të është dëgjuar zëri deri sot kur ke nxjerrë një fotografi te guzhvatur që do të duhej të ishte material i gjyk*atave dhe jo fyerje ndjenjave dhe emocioneve të popullatës që po dhu*nohet në vazhdimësi .