Ballina Aktualitet Basha jeton me paratë e gruas, Aurela fiton 55 mijë euro në...

Basha jeton me paratë e gruas, Aurela fiton 55 mijë euro në vit (Deklarata e pasurisë)

Në familjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha peshën më të madhe të të ardhurave financiare, të paktën për vitin 2018, e mban bashkëshortja e tij, Aurela Basha. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2018 të dorëzuar në ILDKPI, kryedemokrati Basha deklaron si të ardhura të veta vetëm pagën si deputet dhe të ardhurat nga mbulimet e shpenzimeve të karburantit dhe telefonisë celulare që paguhen po nga Kuvendi, raporton tirananews.al. Kështu, Basha ka deklaruar për vitin 2018 një shumë prej 1 335 462 lekësh të ardhura nga paga dhe afro 535 mijë lekë të rinj si pagesë për mbulimin e karburantit dhe telefonit.

Ndërkohë që për të 2018 ka qenë një vit me ardhura relativisht të ulëta, kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij, Aurela Basha. Ajo ka siguruar afro 55 mijë euro të ardhura për 2018 nga puna. Më konkretisht bashkëshortja e Bashës ka deklaruar 32.705 euro të ardhura nga paga si drejtore programesh në EWCP dhe 22664 euro të ardhura nga rikalkulimi i shërbimit të taksave, raporton tirananews.al.

Deklarata e pasurisë e Lulzim Bashës:

Të ardhura nga paga si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga data 1 janar 2018 deri më 31 Dhjetor 2018 – 1335462 lekë

Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë së Kuvendit të Shqipërisë – 204.000 lekë

Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të karburantit nga Kuvendi i Shqipërisë – 330176 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh në EWCP nga 1 Janari 2018 deri në 31.12.2018 – 32.705 euro

Të ardhura nga rikalkulimi i shërbimit të taksave të bashkëshortes në pozicionin si Drejtore Programesh në EwCP për vitet 2014-2017 – 22664 euro