Në vazhdim të oper*acionit të policisë së Pordenone ku u arre*stuan 3 shqiptarë, pasi aku*zohen për vjedhjen e 66 banesave, policia ka gjetur stoli me vlerë 1 milion Euro që ishin përfituar nga gra*bitjet. Sipas policisë italiane shqiptarët kanë kryer 66 vjedhje të shtëpive dhe vilave në Veri- Lindje të Italisë në periudhën nëntor 2018 deri në shkurt 2019.
Ditën e mërkurë policia ka zbuluar se banda e shqiptarëve kishte fshehur më shumë se 1.3 kilogramë stoli që kapin vlerën e 1 milionë Eurove, një pis*toletë si dhe një kasafortë me mun*icione. Grupet hetimore kanë ushtruar kontroll edhe në një zonë të pyllëzuar që shtrihej përgjatë lumit në zonën e Coneglianese pas zonës Sacilese. Policët kontrolluan në disa vende dhe zbuluan se grab*itësit i kishin groposur xhevahiret dhe një pist*oletë markë “Smith & Wes*son Mod*el 38”.
Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar në mënyrë që të identifikohet pronarët e bizhuterive të vjedhura. Zonat ku shqiptarët kanë kryer vjedhjet janë provincat e Pordenonit, Trevisos dhe Bellunos.
Në pranga kanë rënë Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, mr precedent të mëparshëm kriminal, i cili jetonte në Conegliano në Via Kennedy; Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjet nga Peqini banues po në Conegliano, edhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi pa një vendbanim fiks.
Mediat italiane bëjnë me dije se tre shqiptarët e arr*estuar janë në burg që prej 25 prillit dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se kanë kryer grab*itjet. Shqiptarët ishin një shoqatë kri*minale e mirë strukturuar, e specializuar për vjedhjet në shtëpi me zbritjen e kasafortave. Nga verifikimet e deri më tanishme, policia ka verifikuar se janë rreth 2 milionë Euro të ardhura që janë përfituar nga gra*bitjet e banesave dhe bizhuterive.
Gjithashtu u verifikua se një pjesë e sendeve të vjedhura janë sjellë në Shqipëri,
Një pjesë e mirë e bizhuterive të vjedhura u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm, vlera e të cilave kap shifrën e qindra, mijëra eurove.