Pavarësisht se një sërë takimesh në nivel qeverish janë zhvilluar midis kabinetit të Edi Rama dhe atij të Ramush Haradinaj, me më të fundit të zhvilluar ditën e djeshme, duket se barrierat ekonomike ekzistojnë ende me nesh.
Edhe pse takimi i djeshëm ishte për lehtësimin e tregtisë, duket se në vend të tij një luftë e re tregtare dhe më e ashpër është shfaqur në sfond midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Kosova duket se e ka humbur durimin me qeverinë e Edi Ramës dhe ka paralajmëruar se nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese për miellin, birrën dhe pataten në dy muajt në vijim do të aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtarë me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100% për prodhimet shqiptare.
Këtë e ka pohuar madje edhe Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Tiranës.
Jaka tha se qeveria e Kosovës ka marrë angazhim që të heqë të gjitha pengesat për eksportet shqiptare në Kosovë, por qeveria shqiptare nuk po i plotëson angazhimet e veta në lidhje me disa kërkesa emergjente të konsideruara nga bizneset e Kosovës.
Në një sondazh të zhvilluar me bizneset e Kosovës në lidhje me klimën e tregtisë me rajon, Shqipëria është renditur e dyta pas Serbisë për barrierat e larta tregtarë që aplikon më Kosovën. Madje autoritetet atje kanë deklaruar se Shqipëria u rendit gati njësoj se Serbia për barrierat tregtare ndaj mallrave nga Kosova.