Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë Lindita Preteni, 24 vjeçare nga Mitrovica.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë thënë se ndarja e saj nga jeta erdhi krejt papritur.
“Miq ju njoftoj se në orët e hershme të këtij mëngjesi, papritur ndërroi jetë motra ime Lindita Preteni. Për kohën e varr imit do iu njoftojmë ndërkohë. Lamtumirë mesuesja jonë me shpirt të bukur”, ka shkruar vëllau i saj Bashkimi në Facebook.
Shkaqet e ndarjes nga jeta të 24 vjeçares, ende nuk janë të ditura.